Mirditorët refuzuan fyerjet dhe tallavanë e Ramës

Mirditorët refuzuan fyerjet dhe tallavanë e Ramës

21:54, 07/05/2023
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj

Kandidatët e mazhorancës dhe opozitës për Bashkinë Mirditë, janë ndër të vetmit që deri më sot përgjatë fushatës nuk kanë lëshuar asnjë fyerje karshi njëri-tjetrit, se e dinë pasojën e këtij akti. Sot Kryeministri  Edi Rama në  Rrëshen, vend i “origjinës” së të parëve të  tij, nuk i kurseu fyerjet vulgare karshi Albert Melyshit, një djali të ri nga një derë e fisme që synon të bëhet kryebashkiak i një treve, palcë e identitetit kombëtar.

Alberti ka qenë 14 vjeç kur Rama është bërë Ministër i Kulturës në 1998, e prej asaj dite Edi Rama është njeriu më jetëgjatë në karrigen e pushtetit në Shqipëri, e sot Alberti është një i ri që po e sfidon, duke mos pasur asnjë ditë të jetës së tij në pushtet. Ndjeva keqardhje që askush ndër ata banorë që sot refuzuan të kërcejnë tallava, nuk i tha Kryeministrit që kjo gjuhë nuk i shkon përshtat,së paku në Mirditë e kudo në malsi. 

Alberti i përket një dere me emër në Mirditë, një nga ato dyer së cilës Mirdita, Shqipëria dhe Kosova i kanë shumë borxhe. Paraardhësi i Albertit, Frrok Melyshi,  në 3 nëntor të 1943 do të merrte hak për vrasjen e djalit të heroit tonë, Isa Boletinit, Kolonel Adem Boletinit, i ekzekutuar nga komunistët e Shkodrës. Frrok Melyshi do të ekzekutonte në mes të Shkodrës, Dr. Jorgji Karamitrin e Nikolla Fankun, të cilët së bashku me Vasil Shanton kishin organizuar vrasjen e Adem Boletinit dhe Major Ndrec Prengës. Dera e Melyshve ishte për shumë vite në krye të rezistencës antikomuniste të kësaj treve deri në vitet 1953 dhe luftën për bashkimin e trojeve shqiptare e paguan shumë shtrenjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco