VIDEO-SYRI TV/ FRPD takim me të rinjtë në Maliq, Spaho: Dilni të votoni në 14 maj

20:56, 07/05/2023
A+ Aa A-

Forumi rinor i Partisë Demokratike zhvilloi takim në Maliq në mbështetje të kandidatit të opozitës Alfred Gega. Në takim ishin deputeti Edmond Spaho, kandidati Alfred Gega si dhe kreu i FRPD Besart Xhaferri, të cilët kërkuan mbështetjen e të rinjve për t`i kthyer bashkinë qytetarëve.

Nga SYRI TV

Një takim me një pjesëmarrje të lartë është zhvilluar me të rinjtë e Forumit Rinor Maliq, në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Alfred Gega.

Deputeti Edmond Spaho u shpreh se të rinjtë duhet të jenë nxitës për të gjithë qytetarët, që në datën 14 maj të dalin për të votuar.

Kandidati Alfred Gega tha se rinia ka qenë motori i ndryshimeve të mëdha dhe Maliqi ka nevojë për këtë ndryshim.

Pjesë e takimit të sotëm ka qenë edhe kryetari i FRPD- së Besart Xhaferi, që shprehu mbështetjen e tij për kandidatin e bashkisë Maliq, Alfred Gega

Të gjithë të pranishmit, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco