SYRI TV/ Behar Haxhiu takim në Zheje dhe Gjorem: Shkoni dhe votoni më 14 maj

14:45, 07/05/2023
A+ Aa A-

Zheje dhe Gjorem, ishin dy fshatrat që u ndal kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Behar Haxhiu ku bashkëbisedoi me banorët duke premtuar zgjidhjen e problemeve të tyre pas 14 majit. Ndërsa koordinatorja e qarkut Lezhë, Jozefina Topalli në një linjë si kandidati Haxhiu, theksoi se Bashkia e Kurbinit do jetë e qytetarëve pas zgjedhjeve.

SYRI TV

Ne vazhdën e takimeve elektorale Kandidati i Koalicionit “BF” Behar Haxhiu  u ndal me banoret e fshatrave Zheje dhe Gjorem. Teska u ndal te problemet që shqetëson komunitetin, Haxhiu i kërkoi banorëve të bëhen pjese e zgjedhjeve të 14 majit.

Koordinatorja e PD Qarku Lezhë Jozefina Topalli siguroj komunitetin se do mbeten prioritet nga Behar Haxhiu zgjidhja e problematikave, menjëherë pas marjes së mandatit në krye të Bashkisë Kurbin.

Banorët siguruan mbështetjen ndaj kandidatit Behar Haxhiu për të qënë ai kryetar i Bashkisë Kurbin pas 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco