‘Do na arrestojnë…’ / Banorët e Bërxullës: Qeveria e Ramës nuk do t’ja dijë për masakrën, mallkuar qoftë kush i jep votën!

‘Do na arrestojnë…’ / Banorët e Bërxullës: Qeveria e Ramës nuk do t’ja dijë për masakrën, mallkuar qoftë kush i jep votën!

11:34, 07/05/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar, pasi preken pronat dhe banesat e tyre.

Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve tha se deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë lloj përgjigje nga qeveria për t’i dhënë zgjidhje situatës, dhe se janë paralajmëruar për ndjekje penale nëse vazhdojnë tubimin e tyre.

“Nuk kanë marrë asnjë lloj mase, tani që është fushatë nuk na lejojnë të protestojnë. Pse nuk vijnë tek ne, ku do shkojmë të strehohemi. Çfarë ligji nxjerr kryeministri bashkë me Belindën që krenohej në Klos, është burrë thoshte kjo. Pse ne çfarë jemi që nuk vijnë të flasin. Jemi popull i pambrojtur, vetë i flasin vetë i vulosin. Këta janë maskarenjtë më të keqin që ka njohur vendi për 30 vjet. Nuk kemi marrë mbështetje nga asnjë, ajo e bujqësisë nuk vjen të shohë parcelat. Nuk do t’ja dijë shteti, as ministria as infrastruktura. Kur të vijë te shpia ime, unë e vdekur të jem nuk dal. Ne nuk dorëzohemi, pse nuk vijnë të bëjnë fushatë te ne të shohin masakrën. Pse ne për qejf dalim këtu, do dal dhe unë të luaj valle si ato plakat. Vijnë për fushatë të marrin vota. Na kanë paralajmëruar se do na arrestojnë, ku do ti kërkojmë të drejtat tona ne. Ai thotë përpara por nuk ka asnjë lloj direktive, ne nuk kemi vjedhur i kemi të gjitha me djersë. Është turpi më i madh që shtyp e shfrytëzon invalidët, çfarë më ka mbetur të hidhem para makinave. Le të më çojnë pastaj te kuvendi popullor”, tha ajo.

“Mallkuar qoftë kush ja jep votën atij krimineli”, tha një banor tjetër.

“Protesta do vazhdojë deri sa hallet tona të marrin zgjidhje, nuk kemi pasur asnjë lloj negociate deri më tani. Më vjen keq pasi e drejta jonë për të protestuar është legjitime, janë mbledhur mbi 50 forca për të bllokuar tubimin tonë”, tha një tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco