‘Kryebashkiakja e Roskovecit, fytyra e vërtetë e qeverisë’, Meta: Rama 61 kandidatët i quan gomerë

‘Kryebashkiakja e Roskovecit, fytyra e vërtetë e qeverisë’, Meta: Rama 61 kandidatët i quan gomerë

18:18, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim në Fier në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta ka përmendur rastin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, për të cilën tha se është fytyra e vërtetë e Rilindjes, qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka shtuar gjithashtu se kryeministri i përdor pushtetarët vendorë, dhe në momentin që i dalin nga kontrolli, i dërgon në SPKA apo u nis procese.

“Sa më pak ulur, e sa më pak me njëri tjetrin.  Sa më shumë me të lëkundurit dhe me ata që nuk mbyllin dot muajin por që nisin kërkojnë borxh që në ditën e 10 të muajit e po i mbysin me taksa e diversione e presione.

Jemi habitur besoj me aktet e rënda të publikuara për kryebashkiaken e Reskovecit.

Ajo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, nuk ka asnjë qytetare e njerëzore, është fytyra e atyre që u thonë me kë duhet ose jo të pini kafe, ku kontrollojnë çdo emërim deri tek emërimi i sanitares, kanosin qytetarët që dihet që do votojnë kundër.

Kam një pyetje për qytetarët: Mund të vijohet kështu? Është një turp i madh, ajo është fytyra e Rilindjes e Ramës.

I keni parë posterat në 61 bashki?

Ku kandidon?

61 persona i quan gomerë, kur i dalin nga presioni i çon në SPAK e u hap ndjekje.

11 vjet kryeministër, Fieri me vijë bregdetare sa Sllovenia nuk ka një investim në fushën e turizmit. Ka monopolizuar turizmin.

Kur nuk kanë frikë as nga i madhërishmi lart, imagjinoni ç’bëjnë me pronat e qytetarëve. në Vlorë çdo dy javë ndërrohen drejtorët për sepse ndodhin vjedhje pronash”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco