Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Kërkoi që mediat të mos njohin Berishën, Celibashi rrëzon Alibeajn

16:20, 06/05/2023
A+ Aa A-

KQZ rrëzoi këtë shtunë Enkelejd Alibeajn i cili i kërkonte këtij institucioni si dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive që të ndalonte mediat, të njihnin Sali Berishën si kryetar të PD. Komisioneri Celibashi deklaroi se KQZ dhe AMA nuk ndërhyn në linjat editoriale të televizioneve e portaleve. Në mbledhjen e së shtunës, KQZ vendosi të hiqen të gjitha materalet propagandistike të pautorizuara, si dhe mbylljen e zyrave elektoale pranë qendrave të votimit.

SYRI TV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Enkelejd Aliabejat i cili kërkoi që KQZ dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive të ndalojnë mediat që të njohin si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Në mbledhjen e kësaj të shtune kryekomisioneri Celibashi dekkaroi se AMA dhe KQZ nuk kanë tager të ndërhyjnë në politikën editorial të mediave

Ndërkohë në këtë mbledhje, KQZ ka vendosur heqjen e të gjthë materialet propagandistike të cilat nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të këtij subjeki ligjor”, e po ashtu mbylljen e zyrave elektorale që janë afër qendrave të votimit

Një ditë më parë një komunikate zyrtare KQZ, urdhëron Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake që të heqë menjëherë të gjitha materialet që nuk përmbajnë citimin e autorit.

Ky vendim vjen pas ultimaumit që Celibashi i dha PS-së kryesisht dhe çdo partie politike që të hiqte billborderat e autorizuara, por që nuk u mor parasysh nga socialistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco