Skandali me kryebashkiaken e Roskovecit, Vasili: SPAK dhe KQZ duhet të ndërhyjnë menjëherë

Skandali me kryebashkiaken e Roskovecit, Vasili: SPAK dhe KQZ duhet të ndërhyjnë menjëherë

15:25, 06/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas audiopërgjimit të dytë ndaj kryetares së bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

Vasili është shprehur se ky audiopërgjim shumë i rendë, rrënon perfundimisht pozitën ligjore dhe morale të Majlinda Bufit.

Postimi:

Tjeter Audiopergjim, rendohet shume me keq pozita e Majlinda Bufit!

Ne nje tjeter audiopergjim shume i rende, qe rrënon perfundimisht poziten ligjore dhe morale te Majlinda Bufit.

SPAK dhe KQZ s'mund te vonohen me asnje minute sepse jane perpara nje pergjegjesie shume te madhe ligjore.

Ne kete audiopergjim degjohet shume qarte se si Kryetarja e Bashkise Rroskovec Majlinda Bufi i bën presion dhe arrin deri në kërcënime një qytetari hallexhi, i cili ka bindje të kundërta politike.

Bufi jo vetëm i kërkon atij që të mos përfshihet në fushatë, por i bën thirrje që të mos marrë pjesë fare në votime.

Kjo eshte nje veper penale skandaloze.

Në kundërshtim flagrant me Ligjin dhe nenin 329 Kodit Penal, i cili për kanosje apo dhunim ne zgjedhje percakton se:

“kanosja që i bëhet zgjedhjësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesëose jo në votime”, përbën kundravajtje penale, dhe dënohet nga tre muaj, deri në dy vjet burg."

SPAK- u duhet te ishte tashme ne veprim qe mbas denoncimit te emisionit Piranjat per kercenimin e sanitares se nje shkolle.

Ndersa pas ketij Audio pergjimi tjeter, SPAK dhe KQZ nuk duhet te lejojne ne asnje menyre Majlinda Bufi te konkuroje ne zgjedhjet e 14 majit per arsye te veprimeve mafioze dhe te kunderligjshme si dhe duhet te hapet urgjentisht çeshtje penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco