SYRI TV/ Eduart Sharka, takim me mjekë e farmacistë: Kujdes shëndetësor për të moshuarit

14:48, 06/05/2023
A+ Aa A-

Krijimi i një regjistri për të moshuar që jetojnë vetëm dhe përkujdesja shëndetësore për këtë kategori, duke shtuar në strukturat e shërbimit social të bashkisë, edhe një infermier, është një ndër zotimet që kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Eduart Sharka, bëri për Lushnjën gjatë takimit të tij me mjekët dhe farmacistët.

Nga SYRI TV

Kandidati i koaliconit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Lushnjës, Eduart Sharka, ka vijuar takimet e tij elektorale në këtë bashki duke zhvilluar një takim me mjekë e farmacistë. Ai tha se një ndër prioritetet e programit të tij është ofrimi i përkujdesit shëndetësor të moshave të treta dhe njerëzve të braktisur.

Ai tha se bashkë me strukturën e shërbimit social në varësi të bashkisë, përveç punonjësve socialë të shtohet edhe një infermier për të ofruar shërbim të vazhdueshëm për këtë kategori.

Sharka tha se një tjetër problem janë ujërat e zeza, të cilat ndodhe mes qytetit dhe se do të jetë prioritet, disiplinimi dhe largimi i ujërave të zeza në dy impiante. I pranishëm në takim ishte dhe Dr. Ilir Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco