SYRI TV/ Transformator në oborr! Pensionisti i shqetësuar: OSHEE më kërkoi 5 milionë lekë!

14:25, 06/05/2023
A+ Aa A-

Transformatori në oborrin e banesës është kthyer në një rrezik për jetën e një të moshuari në Patos. Ai ka treguar për SYRI TV se ka kërkuar vazhdimisht spostimin e tij, por nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë masë. Madje, i moshuari tregon se nga punonjës të OSHEE i është kërkuar 5 milionë lekë për të ndërhyrë.

Nga SYRI TV

Quhet Bashkim Rrokaj dhe banon në Lagjen e re, Vresht në  Patos. Në afërsi të banesës rreth 2 metra nga toka ndodhet transformatori që furnizon me energji një pjesë të lagjes. Ndërkohë që ka bërë ankesë në bashkinë e Patosit dhe nuk i kanë dhënë zgjidhje, transformatori ka bërë masë e shkëndija “dhe më rrezikoi shtëpinë nga zjarri”, thotë ai.

Pensionisti pohon se kur takoi drejtorin e elektrikut në Fier, ata i kërkuan 5 milionë lekë të vjetra për t’i zhvendosur shtyllën me transformator vetëm 5 metra larg vendit. I moshuari shprehet i shqetësuar pasi i rrezikohet jeta të afërmëve të tij.

Ankesën i moshuari ia shprehu dhe kandidates së PD-së, Sofie Alushaj, për bashkinë e Patosit, ndofta drejtues të bashkisë apo të ndërmarrjes elektrike vijnë dhe ia zgjidhin problemin të moshuarit që e vuan për mbi 10 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco