Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi konferencë për shtyp

Berisha bën 5 takime në ditë, Rama 2/ Kush është plaku dhe kush është i riu

Berisha bën 5 takime në ditë, Rama 2/ Kush është plaku dhe kush është i riu

14:29, 06/05/2023
A+ Aa A-

E premtja ishte një ditë e pazakontë fushate për kryetarin e demokratëve, Sali Berisha. Një tur që do niste në veri, do përfundonte më pas në Shqipërinë e mesme, me plot pesë takime elektorale. Fillimisht në Dibër e më pas në Bulqizë, Mat/Klos e deri në Mamurras dhe Fushë Krujë.

Edhe pse një ditë e nxehtë dhe e ngarkuar, kryetari demokrat elektrizoi turmat e të pranishmëve në pesë qytete të ndryshme.

Nga ana tjetër, rivali i tij Edi Rama ishte nisur drejt zonës së Tepelenës dhe Gjirokastrës. Më shumë se një rrugëtim për fushatë, ishte një turne turistik, me ndalesa nëpër restorante, lokale dhe hotele.

Megjithatë, edhe pse mezi realizoi dy takime në ditë, kreu i qeverisë, që nuk ka lënë asgjë pa përdorur nga arsenali i shpifjeve, fyerjeve dhe ofendimeve, këtë herë u mor me moshën e kryetarit demokrat.

Çfarë ironie të komentosh diçka të tillë, pikërisht në një ditë kur vetë fushata kishte vërtetuar qartësisht se kush ishte i moshuar dhe kush ishte i ri.

Edhe pse me një rekord prej pesë takimesh, e shtuna ishte sërish një ditë e gjatë me aktivitete për kreun e opozitës. Ai u nis sërish për në veri, këtë herë për në Tropojë, më pas për të vijuar në Has dhe drejt Kukësit.

Dhe nëse Rama ka në plan të përmendë sërish moshën, edhe pse në pamje dhe çehre është plakur me shpejtësi, të mos harrojmë se ai mblodhi në Kukës në një fushë futbolli punonjësit e tre administratave, të Kukësit, Hasit dhe Tropojës në një takim të vetëm elektoral.

“Burrat janë si vera- disa kthehen në uthull, të tjerët përmirësohen me moshën,” thoshte Papa XXIII. Nuk i ka faj kush Ramës që është bërë uthull me kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco