Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Takim entuziast në Tropojë, Berisha: Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

14:00, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë  Demokratike Slai Berisha përmbylli në një miting entuziast, fushatën elektorale në Tropojë, ku u kërkoi qytetarëve mbështetje për kandidatin e koalicionit “ Bashkë fitojmë, Besnik Dushën.

Nga SYRI TV

Nga Tropoja, Berisha akuzoi Ramën se ka  diskriminuar veriun e Shqipërisë, ndërsa thekoi se asnjë verior nuk do të mundet që në 14 maj të votojë sivëllanë e Aleksandër Vuçiçit.

Lideri i koalicionit opozitar u  premtoi tropojanëve, ndërtimin e autostradës së Alpeve dhe të rrjett elektrik të furnizimit me energji elektrike, ndërsa u zotua se do të rikthehen institucionet e larguara nga qeveria Rama.

Teksa bëri thirrje që të votohen masivisht, kandidatët e primareve, Berisha akuzoi rivalin socialist të Besnik Dushës në Tropojë, Rexh Biberin, se  ka vjedhur fondet përmes tenderave. Sipas liderit demokrat,  Biberaj nuk do të votohet as nga fisi i  tij.

Sipas Berishës, zgjedhjet lokale të 14 majit do t’i hapin rrugë fundit të shpejtë të Edi Ramës dhe me 14 maj, sipas kreut të demokratëve, do të jetë dita kur përmbyset monizmi e rikthehet pluralizmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco