Pas Carës, një tjetër kandidat i primareve u 'vjedh' zemrën socialistëve, Manja: Albert Mëlyshi, djalë i mirë!

Pas Carës, një tjetër kandidat i primareve u 'vjedh' zemrën socialistëve, Manja: Albert Mëlyshi, djalë i mirë!

22:59, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidatët e dalë nga primaret mesa duket nuk kanë fituar vetëm simpatinë e demokratëve, qytetarëve, por edhe të vetë eksponentëve të Partisë Socialiste.

Rasti i fundit u shënua në Mirditë, ku i deleguari i mazhorancës, Ulsi Manja gjatë një takimi në Fan, konfirmoi se banorët kanë folur pozitivisht për kandidatin e së djathtës Albert Mëlyshin, për të cilin vetë Manja u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se është djalë i mirë. 

"📍Fan, Mirditë - Bashkë me Ndrecën takuam sot banorët e Fanit, miq të mirë e dashamirës me të cilët ka lezet kuvendi e muhabeti!

E shtruam muhabetin siç dinë mirditorët e dibranët kur bëhen bashkë dhe e filluam me këto të foltores që thonë na jepni votën se e kemi kandidatin djalë të mirë. Po more po djalë të mirë e keni, por ka drejtuar vetëm shtëpinë e vet, s'ka dhënë prova se di të punojë për komunitetin!', shkruan ndër të tjera Ulsi Manja në reagimin e tij. 

Image

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama foli me superlativa për kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Durrës, Igli Cara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco