Lefter Maliqi ju lutet banorëve të Kuçovës për të gjetur Salillarin: Ka një muaj i humbur, janë gjetur veç milionat

Lefter Maliqi ju lutet banorëve të Kuçovës për të gjetur Salillarin: Ka një muaj i humbur, janë gjetur veç milionat

21:12, 05/05/2023
A+ Aa A-

Lefter Maliqi me anë të një statusi ironik, në rrjetin e tij social Facebook, ju bën thirrje urgjente banorëve të Kuçovës për informacione në lidhje me Pëllumb Salillarin  pasi ka rrëth një muaj I humbur.

‘’Janë gjetur vetëm milionat që ka hedhur nëpër lokale, markete e shtëpira, me porosi të veçantë që të blihen votat për Hajdarin e tij peng’’, shkruan Maliqi ndër të tjera.

Statusi i plotë i Maliqit:

Thirrje urgjente banorëve të Kuçovës, opozitës së Bashkuar dhe socialistëve të ndershëm: Kush e sheh në rrugë apo kudo, personin në kërkim, ish-fatorinon, oligarkun e Qeverisë, dorovitësin e kryebashkiakut Hajdar, Pëllumb Salillari, jeni të lutur të njoftoni familjen... sepse ka një muaj i humbur.

Janë gjetur vetëm milionat që ka hedhur nëpër lokale, markete e shtëpira, me porosi të veçantë që të blihen votat për Hajdarin e tij peng. Ky i fundit është i shqetësuar se nuk i kanë mbetur më para për çakullin e gropave të rrugëve...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco