Boçi iu kujton qytetarëve premtimin e harruar të Ramës: Sa shumë duhet ta urresh këtë qytet për të folur si ai?

Boçi iu kujton qytetarëve premtimin e harruar të Ramës: Sa shumë duhet ta urresh këtë qytet për të folur si ai?

20:22, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi iu ka rikujtuar ndjekësve premtimin e pa mbajtur të Edi Ramës, që Elbasani do të kthehej në shesh xhirimi.

Boçi bashkangjitur tregon dhe linkun ku Qendra Kombëtare e Filmit, një faqe interneti e qeverisë, udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar.  

Statusi i plotë i Boçit:

Si tha Edvin Rama për projektin tonë të Qytetit të Filmit? Do ta kthejë Elbasanin në shesh xhirimi?

Sa injorant dhe keqdashës duhet të jetë një kryeministër që nuk di as çfarë bëjnë institucionet e tij të varësisë?

Ky është linku ku Qendra Kombëtare e Filmit, një faqe interneti e qeverisë, udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco