Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Çoi makineritë për rrugën/ Vasili: Veliaj bën për budallenj qytetarët 1 javë para zgjedhjeve

Çoi makineritë për rrugën/ Vasili: Veliaj bën për budallenj qytetarët 1 javë para zgjedhjeve

19:02, 05/05/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj vijon të kryejë punë publike në Tiranë, në shkelje me ligjet - për të marrë vota. 

Denoncimi i radhës vjen nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. 

Ai akuzon Veliajn se kërkon të bëjë qytetarët për budallenj duke çuar makineritë për rregullimin e rrugës te 'Komuna e Parisit', vetëm një javë para zgjedhjeve. 

Rruga "Medar Shtylla", shkruan Vasili në Facebook, u la në harresë për 8 vite me radhë nga Bashkia e Tiranës. 

Postimi
Veliaj pas 8 vjetesh, nje jave para zgjedhjeve, lëshohet te Komuna e Parisit tek Rruga. Medar Shtylla gjoja me sistemime dhe rregullime.
Ky i paturp do qe te beje qytetaret per budallenj qe te marre ndonje vote, pasi i torturoi qytetaret per vite te tëra! Turp dhe faqe e zeze per kete mashtrues!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco