Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Defrim Fiku: Deri në 14 maj, ditët më vendimtare për të kthyer shpresën dhe optimizmin, siç Bulqiza e meriton

Defrim Fiku: Deri në 14 maj, ditët më vendimtare për të kthyer shpresën dhe optimizmin, siç Bulqiza e meriton

15:00, 05/05/2023
A+ Aa A-

Gjatë prezantimit ditën e sotme nga kryetari i PD-së Sali Berisha, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Bulqizës, Defrim Fiku ka falenderuar kryedemokratikn, duke e quajtur sfidanti vizionar i te keqes që po përjeton Shqipëria prej një dekadë.

FJALA PERSHENDETESE NE TAKIMIN ELEKTORAL PER ZGJEDHJET E 14.05.2023 NE BASHKINE BULQIZE

Te nderuar demokrate e demokrat, te rinje e te reja, qytetare te perkushtuar per te ardhmen e Bulqizes

Te nderuar deputet dhe ju ish deputet, drejtues te koalicionit Bashke Fitojme..

 I nderuar doktor Berisha, sfidanti vizionar i te keqes qe po perjeton shqiperia prej nje dekade.

E ndjej veten te nderuar dhe te privilegjuar qe, ne kete situate te veshtire qe ndodhet Bulqiza, te flasesh ne nje takim si ky i sotmi, me qytetare, te rinj, te reja, simpatizante te rruges se djathte, dhe me emigrante qe kane mbetur te lidhur pazgjidhshmerisht si asnjehere tjeter me Partine Demokratike dhe me cdo gje qe eshte ne dobi te Bulqizes dhe te Shqiperise.

Nje pershendetje te perzemert per gjithe ata qe, per arsyje te ndryshme, nuk jane te pranishem, dhe kudo qe punojne brenda apo jasht vendit, duan nje Bulqize ndryshe, te paneperkembur nga krimi korrupsioni dhe vjedhja.

E paharruar do te jete per mua mbeshtetja, bashkepunimi dhe perkushtimi i treguar gjate ketyre diteve, per te fituar me 14 maj dhe per t’ua kthyer bashkine qytetareve.

Te paharruar do ngelen per mua te gjitha takimet me emigrantet ne diaspore,mbeshtetja e tyre ne kete gare do jete vendimtare, mirnjohje pa fund per te gjithe ju,kudo qe punoni dhe jetoni.

Te  paharruar do ngelen per mua takimet e ngrohta ne cdo fshat te bashkise Bulqize dhe eshte e papranushme qe pas 32 vitesh,kerkesat e tyre vazhdojne te jene,uj ,drita, rruge.

Mirenjohje per ju njerez te mrekullueshem te Bulqizes, kontributi juaj, pavaresisht presionit dhe terrorit te pushtetit, nuk do te harrohet nga une dhe ekipi drejtues i ardhshem i bashkise.

Per sa me lart njerzit qe mbajne qendrime dinjitoze, kur vendi eshte ne udhekryq te rrezikshem,mbeten ne memorjen e komunitetit dhe fitojne respekt te perhershem te banoreve, mes te cileve ata jetojne dhe punojne.

Zoti qofte me ju, me Bulqizen dhe me Shqiperine.

Zonja dhe zoterinj   mos e harroni Bulqizen e cila kerkon sot me teper se kurre kontributin tuaj, ne keto zgjedhje vendimtare per te sotmen dhe te ardhmen e saj, ku nje kryeminister ambicioz dhe i semure mendor dhe ndrikulla e tij,don te mposht verdiktin e sovranit me retorike propagantistike boshe, me tallava e vallezim me femije dhe gra.

Ne kete situate elektorale ku ndodhet Bulqiza kerkohen veprime dhe qendrime dinitoze e te guximshme nga cdo qytetar, duke mos u shantazhuar nga banda e hajduteve te rilindjes qe i ka ditet e numeruara duke qene e zhytur deri ne gryke me krime e korrupsion.

Te vrasim friken, te mos neperkembim dinjitetin tone duke e shitur voten, te shkojme te gjithe ne kutine e votimit per te bere ndryshimin qe vendi e pret me padurim.

Eshte shqetesimi yne i perbashket per ta bere Bulqizen me te mire ashtu sic Bulqiza e meriton, pa varferi, me punesim dhe mireqenje te garantuar.

Eshte imperativ i kohes per t’i prere rrugen varferise qe eshte  rrjedhoje e qeverisjes se Edi Rames qe nuk ka lene gje pa i bere ketij vendi ne 10 vite sundim.

Pas 14 maj bashkia do te jete e juaja dhe jo e Rames,Belindes apoFestimes, te ciles i shkojne pershtat vargjet e famshme te Nolit Madh

‘Ti Halim qe nuk din kendim,

ben Minister per Arsim’

Halimet, hajdutet e kriminelet jane kandidatet e rilindjes perballe atyre te koalicjonit tone,me fitoren e te cileve Bulqiza dhe e gjithe Shqiperia do te nise rrugen e prosperitetitdhe do t’ju afrohet cdo dite e me shume standarteve te Bashkimit Europian.

Programi i zhvillimit ekonomik te bashkise Bulqize ka ne fokus; mireqenjen per cdo familje, punesimin, rritjen e ndihmes ekonomike, transparence ne perdorimin e te ardhurave dhe ne aktivitetin e bashkise.

Do te kete sherbim korrekt per qytetaret duke degjuar dhe zgjidhur problemete tyre.

Ne faqen e bashkise nuk do te publikohen vendimet qe merren per propagante,por cdo vendim i marre nga keshilli bashkiak qe ju vete do ta zgjidhni me voten tuaj.

Voten e dhene nga ana juaj do ta justifikoj me pune, ndershmeri dhe perkushtim.

Nuk do te lejoj kurre investime fasade per te shperdoruar fondet publike dhe taksat tuaja.

Nuk do te kete vend ne Bashkine e Bulqize per asfalte elektorale, si ky qe po hidhet ne fshatin Peladhi,Fushe Bulqize,Sopot dhe aksin Klos Qafa e Buallit, qe jane jashte cdo standarti,pavaresisht kostove te larta.

Programi i zhvillimit ekonomik qe kan ne dore qytetaret e Bulqizes do te shoqerohet pas 14 majitne plane te detajuara dhe te shoqeruar me plane perkatese, dhe cdo fund viti do te behen balance publike, cfar kemi premtuar dhe cfar eshte realizuar per qytetin dhe cdo njesi administrative.

Premtoj drejtim te bashkise duke mos u bere pale me te keqen, duke mos bere kompremis ne kurrizin tuaj, duke i dhene fund cdo abuzimi, vjedhje e shpordorimi te fondeve publike te ketij populli qe eshte ne varferi ekstreme dhe ne kufijt e mbijeteses.

Do te punoj me moton qe shkohet larg duke degjuar zerin e arsyes te te gjithe njerzve qe me kane besuar.

Mireqenja dhe  e ardhmja e  tyre do te jene prioritet i veprimtarise ekonomike te bashkise. Premtoj gjithashtu qe llogaridhenja perpara jush nuk do ta kthej ne debat politik sic vepron Edi Rama me shpuren e tij, duke u marre kudo qe shkon me tallava e perbuzje te popullit te tij, pa shpalosur asnje program te mirefillte politik.

Do te bej te gjitha perpjekjet dhe lobimet e nevojshme per statusin e shume premtuar prej 10 vitesh dhe te harruar nga rilindja per minatoret e Bulqizes

Nje mesazh kam;  Keto dite deri me 14 maj jane te paperseritshme, jane vendimtare, per te finalizuarnje mision te madh, per te kthyer shpresen dhe optimizmin, per te nisur rrugetimin tone per ta shikuar Bulqizen ashtu sic deshirojme dhe Bulqiza meriton.

 Nje mesazh kam per te gjithe Biznesmenet,mos u perdorni nga presioni dhe shantazhi i Beles, qe do marr fund me 14 maj.

 Nje mesazh kam per te gjithe drejtuesit dhe punonjesit e administrates vendore dhe qendrore, qendroni larg procesit zgjedhor,pergjesia do bjere mbi ju

  Nje mesazh kam per te gjithe banoret e Martaneshit, qytetit,Fush-Bulqizes,Zerqanit,Shupenzes,Gjorices, Ostrenitdhe Trebishtit,mos u shisni,mos u blini,por behuni promotor te ndryshimit,mbeshtesni programin qe keni ne duar,te hartuar nga eksperte te fushave te ndryshme per Bashkine Bulqize.

  Nje mesazh kam per ju Nena dhe Baballare,vellezer dhe motra,punetore dhe minatore,mesues,mjeke,intelektuale dhe njerez te mire dhe te ngrohte te Bulqizes,behuni pjese e ndryshimit duke mbeshtetur kandidaturen time,ne kete beteje elektorale te pa barabarte,per shkak te dhunes dhe presionit qe po ushtrohet ndaj cdo votuesi nga pushteti i hajduteve.

  Nje mesazh kam per dy ndrikullat e dashuruara te Bulqizes,qe bejne sikur sme njohin,lereni thash e themet rrugeve, un jam Defrim Fiku,kurr nuk jam shitur dhe kurr nuk shitem apo blihem,pasuria ime eshte besa ndaj familjes dhe besa ndaj banoreve te Bulqizes.

Te bejme gjithcka per te shmangur shpifjet dhe cdo manipulim te militanteve te se keqes, duke e shnderruar 14 majin ne diten e triumfit te lirise, Demokracise dhe  votes se lire.

Do te mbetem njeri nga ju, do te jem prane jush dhe me ju ne dite te mira dhe te veshtira, me bindjen se mirenjohja dhe respekti jane virtytet me madhore ne shoqerine njerzore te te gjitha koherave.

Me 14 maj, me voten tuaj te lire, Bulqiza do te jete e qytetareve dhe jo e Kusareve.

Bulqiza do te fitoje, shqiperia do te fitoje, e ardhmja ne duart tuaja.

Votoni masivisht per te ardhmen tuaj,te femijeve dhe familjeve tuaja,

votoni Nr.1

Rrofte populli i Bulqizes,

Zoti e bekofte Bulqizen.

 Ju faleminderit .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco