Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

'Fushë-beteja dixhitale'/ Berisha shpartallon Ramën: Shqiptarët i varën të keqes teneqen në qafë

'Fushë-beteja dixhitale'/ Berisha shpartallon Ramën: Shqiptarët i varën të keqes teneqen në qafë

14:32, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të tjera shifra nga beteja dixhitale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas të dhënave dixhitale, Berisha kryeson ndaj Ramës me 2.9 milionë % nga 1.6 milionë % të këtij të fundit në lidhje me ‘përshtypjet’ e përdoruesve të rrjeteve sociale. 

Për sa i përket 'shpërndarjeve të përshtypjeve' në rrjetet sociale, Berisha kryeson me 64% kundrejt 36% të Ramës. 

Gjithashtu ajo që vihet re është shpartallimi i Ramës nga Berisha në garën në Facebook dhe në website.

Shpartallim në fushë-betejën dixhitale! Rama braktiset nga shqiptarët. Mirënjohje të pakufijshme qytetarëve për mbështetjen e tyre të çmuar dhe që i varën të keqes teneqen në qafë! Fitore!’, shkruan Berisha në Facebook./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco