VIDEO/ Bardhi: Rrugëtimi i Veliajt nga MJAFT-ist në 'vëlla i vogël i Ramës'

10:04, 05/05/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e fushatës së PD në Tiranë, Silvi Bardhi ka reaguar gjatë ditës së sotme duke shpjeguar me VIDEO rrugëtimin e shëmtuar të Erion Veliajt nga MJAFT tek Edi Rama.

POSTIMI I PLOTE

E nisi karrierën si themelues i "MJAFT", nga ku bënte thirrje kundër klasës politike.

Më pas iu bashkua të njëjtës klasë, duke sjellë modelin më të shëmtuar në politikë, atë të një politikani me shumë fytyra, që kujdesej për makijazhin apo fasadën.

Sot flet si socialist, ndërkohë që me MJAFT-in e tij sulmonte çdo figurë të socialistëve, përfshi edhe ata që sot dalin e mbledhin vota për të.

Kundër socialistëve e përdori Edi Rama, deri ditën që mori tërësisht nën kontroll këtë parti.

Më pas e përdori për të goditur çdo element tjetër duke i shfrytëzuar në detaje se Erion Veliaj nuk ka asnjë lloj principi për të arritur atë që dëshiron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco