Një varr për dinjitetin, ndershmërinë dhe cipën!

Një varr për dinjitetin, ndershmërinë dhe cipën!

13:41, 04/05/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Nuk ka as edhe një grimcë dinjitet e asgjë dinjitoze në karshillëkun e një vagabondi narko-trafikant dhe të paguarve prej tij, përballë një shoqërie që e pranon në heshtje!

Nuk ka as edhe një arsye për të patur respekt ndaj aktit që ndyn me marrëveshje të fëlliqur mafiozësh si konkluzion "drejtësie", një betejë disa vjeçare të deputetëve të Partisë Demokratike, TË VETËM përballë krimit në qeveri!

Nuk ka as edhe një arsye që kjo shoqëri e gjymtuar në sensorët e saj të së vërtetës, të ndjehet krenare sot pas kaq vitesh që i kaloi si spektatore "politikisht korrekte", "politikisht e barazlarguar" nga beteja e deputetëve të opozitës kundër krimit në qeveri!

Nuk ka as edhe një arsye të vetme për të qenë optimist për një "të ardhme të ndritur", në një vend ku drejtësinë e deformon, emëron dhe shkarkon KRIMI NË QEVERI.

Nuk as edhe një motiv sado të vockël për të qenë mirënjohës ndaj cilitdo që hapur apo fshehtazi punoi që drejtësinë ta "pastrojë" KRIMI NË QEVERI, me duart e fëlliqura të kriminelëve në parlament me rekorde të vjetra apo të reja kriminale!

Ka ama, pafund arsye për t'u revoltuar, për të reflektuar mbi faktin se si u rrokullisëm në këtë batak zgjyre, në vetëm pak vjet?!

Ka arsye për të përbuzur e shpërfillur cilindo që ende sot tenton të pudrosë e parfumosë këtë gropë fekalesh që ende vazhdon të quhet "shtet", madje "ligjor" e "demokratik"!!!

Arsyet bëhen edhe më madhore e nevoja për reagim edhe më imediate, kur këtë mort që na ka kapluar na e përdhosin me tallava e "tallavaista"...

Le ta nisim duke vënë një tufë lule mbi varrin e KONCEPTIT të CIPËS e DINJITETIT që deri para pak vitesh e kishim si shoqëri... sepse reagonim!

Për fat të keq zgjodhëm sërish që edhe atë e kemi ende pa varr...si ata mijëra që në emër të tij u masakruan në kohën baballarëve të këtyre, e që sot fatkeqësisht nuk i mungojnë askujt...

---------------

Re-post: 4 maj 2018, sepse nuk paskam asnjë fjalë për të shtuar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco