VIDEO/ Manjani: Erion Veliaj është një zero, nuk ka fituar asnjë garë, gjithçka e ka të dhuruar

21:05, 02/05/2023
A+ Aa A-

Juristi Ylli Manjani, duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se, Erion Veliaj është shumë i dobët dhe se në jetën e tij nuk ka fituar asnjë garë.

‘Erion Veliaj është një parazit politik, që rri tek b...a e Ramës si pleshti dhe kujton se tërheq karrocën. Ky është Erion Veliaj që ta kuptojnë të gjithë se kush kërkon vota, për të qeverisur Tiranën, një hic, një anonim’, tha Manjani në SYRI TV.

‘Shiko, që Erion Veliaj bën kikza, të tipit jo dal, jo nuk dal, e tregon shumë të dobët dhe e tregon atë që është, që unë kam kohë që e them; që Erion Veliaj kurrë një jetën e tij nuk ka fituar një garë të vetme, 1. Më thoni një garë që fituar, zero.

Erion Veliaj është një parazit politik, që rri tek b...a e Ramës si pleshti dhe kujton se tërheq karrocën. Ky është Erion Veliaj që ta kuptojnë të gjithë se kush kërkon vota, për të qeverisur Tiranën, një hic, një anonim.

Institucionin Erion Veliaj e ka dhuratë, nuk e ka të fituar. Më thoni një projekt, një ide, një të vetëm, të dalë dhe të thotë kjo është ideja e Erion Veliajt, ky është projekti i tij, ky është mendimi politik i Erion Veliaj. Asgjë, janë të gjitha idetë, projektet që i ka bërë Edi Rama.

Nuk është e rastësishme që Edi Rama ka dalë më fytyrën e vet, ai e di shumë mirë çfarë makaronash ka vënë aty për të gatuar në këto zgjedhje lokale. Ai e di shumë mirë që nuk ka kandidat, i ka zero më xhufkë.

Ai e di se po ta lejë në rënie të lirë Veliajn nuk fiton vota ai më. Erion Veliaj nuk ka asnjë bosht, është një hic’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco