‘E ke kthyer Tiranën në qytet europian’/ Noizy 'në krahët' e Veliajt për 50 mln lekë, zbardhet pagesa

‘E ke kthyer Tiranën në qytet europian’/ Noizy 'në krahët' e Veliajt për 50 mln lekë, zbardhet pagesa

14:01, 02/05/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, rezulton në listëpagesën e Bashkisë Tiranë si përfitues i 50 milionë lekëve.

Kompania e quajtur ‘Ilyrian Bloodline’ në pronësi të Rigels Rajkut (Noizy) ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj në datë 19 tetor 2022, si pjesë e projektit art-kulturë të bashkisë për koncertin e Noizy-t ‘Alpha Show’ që zhvilloi në Tiranë, në një kohë që aktiviteti ka qenë privat dhe njerëzit kanë paguar biletat me çmime stratosferike.

Me sa duket kjo është të paktën një nga pagesat e Erion Veliaj për ‘artistët’, të cilët kanë dalë publikisht kohët e fundit në mbështetje të tij në garën për Bashkinë e Tiranës në 14 maj.

Duke i uruar fitoren Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

taksat tona per zhurme02/05/2023 14:34

si mund te paguhet nje njeri qe ben zhume me taksat e njerzve

Shto koment

Denonco