Këlliçi thekson: Autobusi do jetë falas edhe për të gjithë fshatrat e Tiranës

Këlliçi thekson: Autobusi do jetë falas edhe për të gjithë fshatrat e Tiranës

08:52, 01/05/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në studion e KAFE SHQETO në SYRI TV këtë mëngjes, ka pritur sërish telefonatat dhe mesazhet e qytetarëve për platformën e tij për Tiranën, për t’ua shpjeguar vetë drejtpërsëdrejti qytetarëve, çdo pikë të planit të tij për zhvillimin e qytetit.

Këlliçi sqaroi qartë se autobusi falas do të jetë për të gjithë zonën që përfshin bashkia e Tiranë, edhe fshatrat, duke hedhur kështu poshtë mashtrimet që kishte përhapur së fundmi, kryebashkiaku socialist Erion Veliaj.

“Ishtë një javë intensive, javë me shumë punë, javë interesante dhe me një reagim të qytetarëve, të jashtëzakonshëm! - tregoi Këlliçi. -  Vij nga një diel dedikuar 100% zonës rurale, zonës më të harruar të Tiranës ku më vjen mirë që Autobusi Falas është mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak se është një lehtësi për të gjitha zonat e Tiranës që janë periferike dhe rurale, se kishte dalë ky mashtruesi i Tiranës, kishte çuar njerëz nëpër fshatra, nëpër katunde dhe u thoshte “Belindi do t’ia bëjë qytetit, nuk do t’ua bëjë juve falas”.

Autobusi do të jetë falas edhe për zonën e fshatit në Tiranë! E gjithë bashkia do ta ketë falas!

Dje kam qenë në Vishnjë, në Mënik, në Pezë... Të nderuar! Komunat që janë pjesë e bashkisë Tiranë do ta kenë autobusin pa pagesë. Edhe ata që më thoshin dje në Vishnjë që e kemi 1 mijë lekë, do ta kenë pa pagesë. Edhe ata që ishin në Mënik. Edhe ata në Pezë! Të gjithë qytetarët e bashkisë Tiranë.

Në pjesën që e kap Tirana, të gjithë do të përfitojnë nga ky shërbim! Dhe nga subvencionet për fermerët, edhe nga ndihma që do të japim për huamarrjen e fermerëve, edhe nga tregjet që do të bëjmë për produktet bio të Tiranës.

Por një mbështetje e jashtëzakonshme dhe një trishtim shumë i madh në fshatin Vishnje... sepse kam qënë në një shtëpi ku ishin 5 familje, pesë kurorë që jetonin ende në çadër pas tërmetit të vitit 2019!!! Ende në çadër!!!

E kam bërë publike, e kam nxjerrë edhe në Fcb tim se, faleminderit Syrit dhe ndonjë medieje tjetër që na pasqyron deri diku, Ora Nees korrekte, Klan Nees, Fax se për të tjerët...Duhet më shpërnda pjatat e supës të kryebashkiakut ose kur hekuros rrobat e bebeve, bebelinot nëpër vende të tjera.” /ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni vazhdimin në video

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco