SYRI TV/ Pashk Gjoni takime në zonën e Gjadrit, banorët: Bashkia na ka lënë në harresë

18:50, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni, zhvilloi takime elektorale në zonën e Gjadrit. Në këtë zonë banorët u ankuan se bashkia i ka lënë në harresë, ndërsa kandidati Pashk Gjoni kërkoi mbështetje që t`i japë fund kësaj situate aps 14 majit.

Syri tv

Problemi i varrezave, përmbytje e vazhdueshme si shkak i mos hapjes së kanaleve, shpopullimi masiv i fshatit janë disa nga problematikat kryesore me të cilat po përballen banorët e fshatit Gjadër të Njesisë Dajç. Në takimin elektoral të zhvilluar me kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojme" për bashkinë e Lezhës Pashk Gjoni, banorët thkesuan se në 4 vite bashkia nuk ka bërë asnjë investim.

Kandidati Gjoni ju tha banorëve se me ardhjen e tij në bashki pas 14 majit problemi i parë që do të marrë zgjidhje janë varrezat.

Banoret e kesaj zone thonë se në këto 4 vite të drejtuar nga bashkia e të majtëve nuk është investuar, duke e lënë fshatin Gjadër në harrese totale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco