‘Pasojat e tërmetit të pranishme pas 4 vitesh’/ Igli Cara në Manëz: Pas 14 majit, investime në çdo drejtim

‘Pasojat e tërmetit të pranishme pas 4 vitesh’/ Igli Cara në Manëz: Pas 14 majit, investime në çdo drejtim

20:44, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e Manzës, ku ka evidentuar problematikat e thelluara në këto zona.

‘Pasojat e tërmetit janë të pranishme edhe katër vite më pas; infrastruktura është jashtë vëmendjes së Bashkisë së Durrësit, ndërsa uji në rubinet mungon me ditë të tëra’, shkruan Cara në Facebook.

Cara theskoi se pas zgjedhjeve të 14 majit, ‘rikthimi i shërbimeve për banorët e Manzës është hapi i parë konkret, për t'i ardhur në ndihmë këtyre banorëve, që do të shoqërohet me investime në çdo drejtim’.

Postimi i plotë:

Mungesa e investimeve në njësitë administrative ka ndikuar në thellimin e problematikave në këto zona.

Në Manëz pasojat e tërmetit janë të pranishme edhe katër vite më pas; infrastruktura është jashtë vëmendjes së Bashkisë së Durrësit, ndërsa uji në rubinet mungon me ditë të tëra.

Rikthimi i shërbimeve për banorët e Manzës është hapi i parë konkret, për t'i ardhur në ndihmë këtyre banorëve, që do të shoqërohet me investime në çdo drejtim.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!

#Manez #durres #takime #problematika #14maj #Bashke #ndryshim #IgliCara #qytetijeti #njereztelire

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco