‘I kam marrë masat të mbroj votën time’/ Boçi: Duan ta shtyjnë Elbasanin drejt një konflikti të fortë

‘I kam marrë masat të mbroj votën time’/ Boçi: Duan ta shtyjnë Elbasanin drejt një konflikti të fortë

18:38, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi,  ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me situatën zgjedhore në këtë qytet.

I ftuar në News24, Boçi theksoi se i ka marrë masat për të ruajtur votën e tij dhe se pushteti po shtyn forcat drejt një përplasje dhe konflikti shumë të fortë.

Boçi: Fushata zgjedhore ka të gjithë elementët, unë në Elbasan jam në kontakt me qytetarët. Unë jam përfaqësues i opozitës. Çdo qytetar që e ndjen veten në opozitë duhet të jetë pjesë e aksioni të zgjedhjeve. Kandidati që kam un përballë nuk di të ketë një platformë, por shpesh pjesëza i merr edhe nga programi ynë. Po të isha në vendin e tij, pas 4 vitesh do të dilja të jepja llogari para qytetarëve. Një drejtim apo një Bashki serioze del dhe thotë se cilat janë pikat apo programi ku do të fokusohet. Në Elbasan asgjë nuk ka lëvizur për mirë, ka varfëri, papunësi . Elbasani është kampion për gjërat negative dhe të rinjtë e shkolluar largohen më shumë se nga çdo vend tjetër. Kur Elbasani ka humbur rëndësinë e tij jemi në rastin kur askush nuk vjen ta vizitojë Elbasanin sepse nuk ofrohet asnjë gjë.

Ne i kemi të gjitha resurset dhe i kam marrë të gjithë masat që të mbroj votën time. Pushtetit shtyn konfliktin. Nëse e shtyn konfliktin atëherë politika plas, duke i konfliktuar qytetarët e Elbasanit, kërkon të kapë fatet e njerëzve për t’i përdorur. Thirri me listë me emër të gjitha gratë e Elbasanit për t’i përdorur. Kërkojnë ta shtyjnë Elbasanin drejt një konflikti shumë të forte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco