Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha prezanton sot në Librazhd, kandidatin e opozitës Shefki Çota

Berisha prezanton sot në Librazhd, kandidatin e opozitës Shefki Çota

08:55, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, do të shkojë paraditen e sotme në Librazhd për të prezantuar para qytetarëve, z. Shefki Çota, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” për kreun e bashkisë. Prezantimi do të nisë në orën 11:00 në Qendrën Kulturore të Librazhdit. Në profilin e tij në Fb, Berisha i ka ftuar qytetarët ta ndjekin live.

Vetë kandidati Shefki Çota nga ana e tij u ka bërë thirrje, bashkëqytetarëve të tij, të gjithë atyre që e duan ndryshimin, se janë të mirëpritur në këtë takim.

“Të gjithë ju që doni të bëni ndryshimin për Librazhdin, jeni të mirëpritur – shkroi Çota në Fb. – T'u bashkohemi të gjithë vlerave familjare, mirësisë, shpresës dhe ndryshimit. Prania juaj na nderon, bashkë fitojmë”.

Z. Shefki Çota, i dyti në fletën e votimit për kryebashkiak të Librazhdit,  në këtë betejë elektorale garon me kandidatin e PS, Mariglen Disha.

Image

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco