VIDEO-SYRI TV/ Admir Sinamati takim me qytetarët në Kukës: Të rinjtë kanë humbur shpresën

18:52, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës, Admir Sinamati vijoi turin e takimeve me qytetarët, duke kërkuar votën e tyre për 14 majin. Gjatë takimeve, Sinamati u shpreh se Kukësi është shpopulluar, për shkak të papunësisë dhe të ardhmes për të rinjtë. Ai premtoi ndryshim pas 14 majit.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë Kukës, Admir Sinamati ka vijua takimet me qytetarët, duke u ndalur në lagjen Nr.5 të qytetit.

Një nga shqetësimet kryesore, ngritura në këtë takim, ishte shpouppimi i qytetit, për shkak të vështirësive të jetesës.

Teksa vijoi takimet në ‘Lagjen e Re’, Admir Sinamati premtoi se pas 14 majit, në Kukës do të ketë investime të plota në infrastrukturë dhe rrjet ujësjellësi.

Më tej Sinamati u shpreh se, rezultati i 14-Majit do jetë shokues për kundërshtarin, me një fitore të thellë për opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco