‘Bashkia i ka ndarë njerëzit’/ Boçi në Balldren: Programi ynë ekonomik zgjidh problemin e fshatit

‘Bashkia i ka ndarë njerëzit’/ Boçi në Balldren: Programi ynë ekonomik zgjidh problemin e fshatit

12:06, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi zhvilloi një takim me banorët e fshatit Balldren.

Gjatë fjalës së tij më banorët, Boçi akuzoi bashkinë se i ka lënë pa mbështetje banorët e kësaj zone, duke i ndarë njerëzit në dy kategori, ata të qendrës dhe të periferisë.

Gjithashtu Boçi u prezantoi banorëve edhe programin e tij ekonomik për fshatin dhe zgjidhjen përmes një tregu të sigurtë për produktet bujqësore.

Boçi: Kjo bashki i ka ndarë njerëzit dy kategori, qendrës dhe periferisë. Në banorë që jetojnë në qytet dhe në fshat. Por ata të periferisë janë të barabartë me fshatin, se edhe përtej ke Orti (lokacion në km e parë të autostradës) nuk ka kanalizime, s’ka ndriçim. S’ka dhe rrugë, pa asfalt, pa çakull, pa gjë fare. Dhe ta mendoni që ku është Balldreni. Është porta hyrëse bashkë me Vidhasin edhe Paprin e Elbasanit që duhet të ndriçonte, shkëlqente nga pjesa më e pasur e Shqipërisë, nga Durrësi se ne pretendonim që të ishim një pjesë e trekëndëshit ekonomik Tiranë, Durrës, Elbasan. Këtu jemi, ne kryqëzojmë të dyja rrugët këtu. A jemi? Jo fare s’jemi, problemet janë te njëjta.

Dua ta nis nga ajo e programit ekonomik për ndërtimin e një stabilimenti për mbledhjen e produkteve bujqësore ne Elbasan, dhe kryesisht te vajit te ullirit, sepse këtu e marrë spunton. Kemi gati marrëveshjen që nënshkruajmë këto ditë me Feder-Italy. Për ngritjen e stabilimentit, për mbledhjen e produkteve bujqësore, kryesisht të vajit të Ullirit. Më në fund natyra u tregua gjeneroze pas shtatë vitesh, se unë e ndjek vetë ullirin, e kam pasion, thjesht pasion. Dhe pas shtatë vitesh investim, gjaku dhe djerse nga ju. Pas shumë vitesh më shumë se sa shtatë sepse subvencioni u ndërpre në vitin 2013. Si rezultat i tij një pjesë e madhe mbolli ullinjtë. Me subvencion, një pjesë me iniciativën e tyre dhe ja ku jemi sot, në një situatë që produktin e keni dhe s’dini ku ta çoni. Të më thojë dikush ku e ka çuar produktin? Dhe bashkia vetë të mari iniciativat të mbrojë njerëzit, produktin e vet, ta mbrojë edhe me certifikim absolut. Gjë që do ta bëjmë ne. Nuk thotë asnjë fjalë, lë ministren e bujqësisë që ti kritikoje njerëzit, ti shajë se kritika është e pranueshme, sharja është e pa papranueshme, plus që ambienti këtu kontaminohet nga Metalurgjia, por na duhen dhe plehrat të na kontaminojnë ujin tonë dhe kjo është e pafalshme. Kjo bashki që është fare pak kilometra larg nuk ve dorën fare, nuk ve ujin në zjarr për hallet dhe problemet që ekzistojnë jo vetëm këtu Balldren. Situata është e bombarduar kudo te dashur miq. Ajo që kam parë unë në Elbasan është një katrahurë e vërtet dhe unë nuk e di si e marrin guximin këto pas gjashtëmbëdhjetë vitesh që vinë këtu e kërkojnë votën dhe mbështetjen tuaj. Vota është llogaridhënie, e thjeshtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco