Kur ‘pastruesja’ bën edhe ‘nikoqiren’/ Emirjana Sako blen 400 mln lekë dru në prag vere dhe 500 mln lekë klor

Kur ‘pastruesja’ bën edhe ‘nikoqiren’/ Emirjana Sako blen 400 mln lekë dru në prag vere dhe 500 mln lekë klor

11:21, 27/04/2023
A+ Aa A-

Nga Jola Hysaj

Tani, që e dimë që je “marioneta” e Dakos me “duart akullore”, e dimë të gjithë.

Që stafi yt e “qan” propagandën dhe këtë e dimë se çdo ditë po nxjerrim nga një fakt të ri për të treguar realitetin në vend të Durrësit imagjinar që tentoni të na e shisni çdo ditë.

Por që Durrësi ngrohet me dru e në mes të pranverës, rrugës duke ardhur vera, me këtë na bëre të dyshojmë te vetja.

Fillova të lexoj artikulin e joq-albania.com ku shkruhej:

“Durrësi, si një qytet bregdetar, njihet për temperaturat e qëndrueshme dhe klimën e ngrohtë. Por, tani që po afron vera dhe në këtë qytet fillon plazhi, kryebashkiakia Emirjana Sako kujtohet të blejë dru zjarri për t’u ngrohur. Ditën e sotme Sako tha se ka mbjellë pemë, por që nuk e ka filmuar procesin. Tenderi ka si objekt “Blerje dru zjarri e peletë për QEA” dhe fond limit rreth 400 milionë lekë. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 8 mars dhe me 7 prill është shpallur fituesi. Në fakt cilësojmë “gara” në thonjëza pasi praktikisht nuk është zhvilluar një garë e mirëfilltë.”

Sikur të mos ishte vetëm kaq, se thashë ndoshta jam unë që nuk po kuptoj materialin me dashamirësi e po vazhdoj ta lexoj më tej, por do t’i që vazhdonte kështu:

“Në dokumente ne shohim se kanë paraqitur interes për këtë tender 4 firma. Madje njëra prej tyre, paraqiti ofertën më të lirë, me vlerë rreth 190 milionë lekë. Por, Sako e ka skualifikuar që në fazën e parë me justifikimin se ka të punësuar mobilierë dhe jo punonjës druri edhe pse në fakt kemi të bëjmë vetëm me prerje dhe transport druri.”

Oooo, thashë mos do ftohet dhe Sako paska filluar sërisht me akullore si Dako, kur më del para tenderi i KLORIT, për të blerë klor Sako ka vendosur të shpenzojë 500 milionë lekë.

Kështu, sipas një llogaritje të thjeshtë i bie që për 1 kg klor Sako do të shpenzojë 64 mijë lekë. Gjeni gjaegjëzën sa kg i bie të marrë Sako me 500 milionë?

https://joq-albania.com/artikull/1124995.html...

U futa shumë në mendime se tenderimet nuk kishin të sosur...

KQZ nuk e sheh si problem këtë pjesë, ndaj thashë ta ndaj me ju sepse ndoshta vetëm unë e lexoj këtë artikull në këtë formë!

Mos e hani më sapunin për djathë!

#14maj #voto #1 #voto #Bashkefitojme #voto #iglicara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco