Meta: Më 14 maj, Durrësi do të ndahet nga ky model i papërgjegjshëm

Meta: Më 14 maj, Durrësi do të ndahet nga ky model i papërgjegjshëm

09:21, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot nga Durrësi për zgjedhjet e 14 majit.

Meta deklaron se qytetarët e Durrësit më 14 maj do të kthejnë jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti.

“Më 14 maj, qytetarët e Durrësit do ndahen njëherë e përgjithmonë nga një model i papërgjegjshëm që vuri dorë mbi trashëgiminë historike dhe identitetin e këtij qyteti dhe hapësirat e gjelbra dhe që ia mori frymën Durrësit.

Qytetarët e Durrësit më 14 maj do t’i kthejnë Durrësit jo vetëm llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në pushtetin vendor, por mbi të gjitha do të jenë njëherë e përgjithmonë të mbrojtur nga çdo abuzim që ka të bëjë me vlerat e këtij qyteti, por që ka të bëjë dhe me të drejtat e çdo qytetari të Durrësit.

Durrësi jo vetëm që do jetë krenar për historinë e tij, por Durrësit do të ketë të ardhme edhe për rininë e tij”, shprehet Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco