SYRI TV/ Skema e pensioneve në prag falimenti, ekspertët: Sistemi po shkon drejt kolapsit

14:25, 26/04/2023
A+ Aa A-

Largimi i klasës punëtore dhe rënia e kontributeve po e çon në kolaps sistëmin e pensioneve në vendin tonë. Alarmi ngrihet nga ekspertë të fushës të cilët deklarojnë se skema është drejt falimentit dhe kjo do të shkaktonte një efekt të parikuperueshëm për personat që përfitojnë pension pleqërie dhe jo vetëm.

Nga SYRI TV

Skema e pensioneve në Shqipëri është në prag falimenti. Sipas të dhënave të ISSH-së, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 11,5 persona. Pra, raporti sot po shkon thuajse i barabartë mes të punësuarve dhe pensionistëve, duke e çuar skemën drejt kolapsit. Por, sipas Ermira Pirdenjit, aktivistes së moshimit, nuk është normale që pas 30 vitesh demokraci, të flitet ende për skemën, ndonëse për fat të keq pranon, se ajo dhe moshatarët e saj, jetojnë të varfër.

Sipas aktivistes së moshimit, pensionistët në vend janë lënë në harresë, ndërkohë që ky komunitet ka ende për t’i dhënë shoqërisë dhe ekonomisë.

Pirdenji ngre shqetësimin e madh se, pensionistët po zhduken nën terrorin e një presioni fiskal dhe për shërbimet ndaj tyre, nuk ka as 1% fond në dispozicion.

Sot shpalosin 100 pengesa, por sipas aktivistes së moshimit, asnjë zgjidhje për varfërinë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco