'Pas 30 vitesh punë, jetoj e varfër në pension, gjithë të moshuarit shqiptarë, në varfëri ekstreme'

12:37, 26/04/2023
A+ Aa A-

Ermira Perdenji aktivistja e çështjeve të moshimit e ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto ka theksuar se mosha e tretë është në një situatë shumë të vështirë ekonomike.

Perdenji është shprehur se skema e  pensionit është e dështuar prej kohësh dhe sado të ngrihen pensionet  mosha e tretë do të jetë në varfëri ekstreme pasi mungojnë shërbimet e tjera bazë.

"Pas 30 vitesh do të fillojmë akoma të flasim për skemën e pensioneve. Nuk kisha menduar se një grua që ka punuar 35 vite do të katandisesha m,e një pension qesharak.  Të vazhdosh me dekada me këtë skemë dhe të kemi një grup kontribuues në një varfëri ekstreme besoj se nuk është cështje e një diskutimi kaq të zakonshëm sepse nuk varet çështja vetëm nga skema e pensionit.

Ne kemi një varfëri të krijuar dhe nga rrethanat e tjera, sepse sa do të ma bësh pensionin nuk mund të ma heqësh varfërinë nga shpatullat pasi mungojnë shërbimet e tjera. Janë 400 mijë pensionistë ne kemi komunitete të shpartalluara, kishim një lulishte ku ne mund të qëndronim dhe të pinin një kafe, kishim ujë të pijshëm që sot jemi të detyruar ta blejmë dhe nuk mendoja se pas 30 vitesh ku unë isha pjesë e asaj lëvizje duke mirëpritur në shtëpi studentët të katandisemi në këtë pikë.

Brezi i të moshuar është privuar nga të gjitha seancat dhe nuk mund të presësh që mos të kesh varfëri në këtë grupmoshë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco