PD Roskovec çon në Prokurori Majlinda Bufin, dosja përfundon në SPAK

PD Roskovec çon në Prokurori Majlinda Bufin, dosja përfundon në SPAK

12:10, 26/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Rroskovec, Emels Xhaxhaj ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kryebashkiakes Majlinda Bufi për veprën penale ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ dhe ‘Shpërdorim i detyrës’.

Sipas dokumentit të dalë nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se ky kallëzim penal i është dërguar për kopetencë SPAK, referuar parashikimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me kompetencën lëndore.

                                      KALLËZIM-PENAL

 KALLËZUES: Partia Demokratike Dega Rroskovec, me drejtues të saj Z. Emels Xhaxhaj

KUNDËR: Bashkia Rroskovec, me drejtuese Zj.Majlinda Bufi, e bija e Daut dhe Nadire lindur në Roskovec më 20/05/1972 dhe banuese në Roskovec, me shtetësi Shqipëtare.

OBJEKTI:         Kallëzimi i veprimeve të paligjshme që përmbajnë elementë të figurës së veprës      

                            penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande

                            publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” (katër herë).

BAZA LIGJORE:  Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

                                 Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale;

                                 Nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

                                 Ligji nr. 9643/2006 “Për Pokurimin Publik” (i ndryshuar);

                                 VKM Nr.1, date 10.01.2007  “Per miratimin e rregullave te prokurimit    

                                 Publik”(i ndryshuar)

DREJTUAR:       PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT

                             TË ORGANIZUAR (SPAK)

                              PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË                                                                                                                                                                                                                                              

PËR DIJENI:      PROKURORISË SË PËRGJITHSHME   T I R A N Ë 

Të nderuar zonja/zotërinj Prokurorë,

 I.LEGJITIMITETI:

1. Unë Kallëzuesi Z. Emels Xhaxhaj, pasi kam ndjekur në vijimësi dhe me shumë shqetësim prej disa kohësh disa fakte të denoncuara dhe bërë publike lidhur me disa procedura prokurimi, kryer në shkelje të hapur me Ligjin nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar), VKM Nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”(i ndryshuar),  procedura të bëra  publike edhe në faqen  zyrtare të APP-së,  si dhe pasi jam vënë në dijeni të dokumenteve, fakteve e provave të këtyre procedurave në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në cilësinë e personit që kam marrë dijeni për disa vepra penale, paraqes këtë kallzim pranë Institucionit Tuaj duke parashtruar se:

2. Nga informacioni dhe dokumentacioni që jam vënë në dijeni, rezulton se:

a) Procedurat e Prokurimit me kontrata të lidhura:

1. REF-85178-01-28-2021.          

2. REF-86832-02-11-2021

3. REF-86830-02-11-2021

3. Pasi kam analizuar të gjithë dokumentacionin që disponoj, si dhe jam konsultuar me profesionistë të fushës përkatëse juridike e financiare, Unë kallzuesi, vlerësoj se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga personat e cituar në këtë kallzim, përbëjnë vepra penale.

4. Bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, po depozitoj këtë kallëzim penal përpara organit të akuzës me qëllim fillimin e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë Rroskovec Zj.Majlinda Bufi, përgjegjëse për procedurat e sipercituara dhe shkeljet e lejuara nga vet ajo duke ngarkuar me përgjegjësi edhe punonjësit e kësaj bashkie, të cilet kanë qënë zyrtarët prokurues të këtyre procedurave prokurimi.

II.RRETHANAT E ÇËSHTJES:

5. Në datat 28/01/2021, 11/02/2021, 11/02/2021………, Bashkia Bashkia Rroskovec, ka kryer procedura prokurimi në shkelje flagrante me ligjislacionin në fuqi.

Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale; Nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal; Ligji nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik” (i ndryshuar); VKM nr.1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit                                 Publik”(i ndryshuar) si dhe Ligji nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, autoriteti i Bashkisë Rroskovec nuk duhet të kishte lejuar shkeljet ligjore të sipërpërmendura, por kishte përgjegjësi ligjore dhe vijuar në zbatim dhe në respektim të akteve ligjore e nënligjore ne fuqi.

Duke u gjendur përpara këtyre kushteve, me detyrimin që më njeh ligji si qytetar i këtij qyteti dhe postit publik që përfaqësoj, ushtroj këtë kallëzim penal.

Jam i hapur për bashkëpunim, në zbardhjen e këtij fakti penal, shpreh angazhimin tim maksimal për të vërtetën dhe vendosjen përpara përgjegjësisë së të akuzuarës për veprat penale të kallëzuara si “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrrësve në tendera apo ankande                            publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” (katër herë), përvec ekzistencës së vlerësimit të konsumimit edhe të veprave të tjera si “Dëmtim dhe cënim të interesave publike” ,”Mungese e theksuar transparence ndaj qytetarëve” apo figura të tjera penale që mund të vlerësohen nga organet e akuzës.

Në pritje të veprimeve procedurale sa më sipër, shprehim konsideratën tonë  Institucionit tuaj!

Me respekt,

PARTIA DEMOKRATIKE

DEGA RROSKOVEC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco