Kalaja: Ra ky mort i konservave dhe pamë diplomën e Belindit

Kalaja: Ra ky mort i konservave dhe pamë diplomën e Belindit

19:31, 25/04/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e këshillit kombëtar në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka reaguar pas lajmeve nga mediat e financuara mbi fake news e diplomës së Bleind Këllicit.

Kalja është shprehur se pasi pa diplomën e Belindit me mesatare 9.7 i erdhën në mendje ministret e Ramës mesataren 5.6.

Postimi i Kalasë:

Ra ky mort i konservave dhe pame diplomen e Belindit.

Prej ditësh, kandidati fitues për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi, është vënë në sulmin e Sudeve dhe Zvarranikëve brenda e jashtë Shqipërisë.

Këtej e andej Atlantikut.

Kur tenderxhiu i kapeleve 350 Euro si Plarent Ndreca firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, përveç se e kallëzova në SPAK bashkë me Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e kam konsideruar gjithmonë si modelin e krijuar nga rilindja, antivlerë dhe antimoral.

Në fakt për një gjë i them faleminderit.

Mbase ishte kompleksi i tutorit të tij pa diplomë Veliaj që e detyroi këtë fundit të kërkonte info nëse Belind Këlliçi kishte diplomë apo jo.

Dhe nuk kishte faj.

Banditi Veliaj ka që në 2013 që gënjen për diplomimin e tij.

Por le të kthehemi tek Belindi më mirë.

Kur pashë mesataren e tij prej 9.7 (foto 1), sa shumë u "zhgënjeva" dhe sa shumë emra më erdhën në mënd.

Ministrja e Arsimit pa arsim Lindita Nikolla me mesatare 5.6.

Ministrja e Arsimit pa arsim e kulturë Mirela Karabina, që më bêri të kuptoj se Lindës së Kuvendit i paskam rënë në qafë.

Pastaj me rradhë këto vetingashet që ligji i deryron të kenë mesataren mbi 8.

Ja t'i marim me rradhë.

Në fotot 2 dhe 3, Pamela Qirko ose motra e Bel(l)a Mafias alias Belinda Balluku, aktualisht Kryetare e KPK (shkalla e parë e Vetingut), me mesatare.....

Në foton 4, Etleda Çiftja, anëtarë e KPK-së dhe bashkëshortja e shoqëruesit personal të ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që "rastësisht" u ndodh në vendngjarje kur ish shoferi i Saimir Tahirit, "vrau veten" me 3 plumba.

E akuzuar për fshehje pasurie dhe fallsifikim provash, por SPAK dhe GJKKO janë ngritur për majdanozin e gjysheve dhe jo për zyrtarë të lartë të korruptuar.

Në foton 5 Natasha Mulaj, anëtare e KPA-së (shkalla e Apelit të Vetingut), me mesatare....., lehtësisht e dallueshme dhe me familjarë që kanë mbajtur me punë Prokurorinë e Tiranës dhe në gjithë Shqipërinë me dosje penale dhe me vepra penale shumë të rënda.

Ndërkohë, për probleme shumë shumë më të vogla, kjo zonja ka shkarkuar nga detyra gjyqtarë dhe prokurorë elitē si nga profesionalizmi ashtu dhe nga integriteti i figurës.

Foto 6 besoj se nuk ka shumë nevojë për koment, por doja nga ju të më ndihmoni, se kur banditi Veliaj ka bërë universitetin dhe kur masterin, se mua nuk më dalin llogaritë.

Mbase na duhet Lulzim matematicieni të na i llogarisë.  ;)

Sa për universitetet e mia, kush ka interes t'i drejtohet Fakultetit të Financës dhe atij të Drejtësisë, se mesataren në Gjimnazin Sami Frashëri e kam 9.9.

Ps: Për çdo ankesë drejtojuni Gjykatës së PDSH-së.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco