Teliti: Ndërpresim pagesat për patronazhistët, kursejmë në vit 64 mln euro në buxhetin e Bashkisë Tiranë

19:25, 25/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë pranë PD dhe njëherazi kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për anëtar të këshillit bashkiak, Dorian Teliti tha se bashkia e Tiranës nën drejtimin e Belind Këlliçit do të kursejë 64 mln euro në vit.  

Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Teliti tha se një objektiv i tillë arrihet përmes reduktimit të shpenzimeve operative dhe ndërperjen e pagave që sot paguhen për patronazhistët. 

Me 64 mln euro të kursyera në buxhet, bashkia e Tiranës ka fonde të mjaftueshme për të financuar urbanin falas, nënkalimet, ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve e projekte të tjera të Belind Këlliçit.  

"Thjesht sikur të rikthesh situatën problematike të vitit 2016, e dini sa para do gjenim sot? 64 mln euro hapësirë buxhetore. Jo ta përmirësojmë situatën, por sikur ta rikthejmë atë status të vitit 2016 të vetë bashkisë së Erion Veliajt, do kishim 64 mln euro. Çfarë janë 64 mln euro? 16.8 mln euro bën autobusi falas, 7 mln i ke për fermerët, 4.5 mln euro i ke për nënkalimin, kemi 6 mln euro vit për vit për kopshtet dhe çerdhet, kemi Lanën 2.2 mln euro pëar 4 vite, 8.5 mln euro është projekt i Lanës, kemi dhe oazet 5 mln euro në total. Dhe totali i këtyre shkon 38 mln euro. Kemi edhe 26 mln euro të tjera për të dhënë bërë dhe për të dhënë shërbime ndaj qytetarëve. Këto janë emergjente për t'u bërë. Urbani falas është edhe për të çliruar trafikun, ulur ndotjen, për të dhënë mundësinë e parkimit, për të kursyer kohën tonë, përveç arsyes ekonomike që sipas përllogaritjeve tona një familje normale që përdor urbanin shpenzon 50-60 mijë lekë në muaj. Nuk janë pak para. Një gjë është e sigurtë që preket, që 2/3 e parave të tiranasve nuk do të shkojnë më për shpenzime pagash patronazhistësh dhe për shpenzime operative luksi. Nuk do të ketë më patronazhistë të cilët edhe sot paguhen, janë në krye të fushatës së PS, nuk do ketë më nepotizëm. Sikur ta kthejmë atë situatë problematike që ishte 2016, ne do të kemi hapësirë buxhetore", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco