Programi i Këlliçit, Teliti: Ulja e taksave për biznesin, lufton informalitetin dhe rrit të ardhurat

18:40, 25/04/2023
A+ Aa A-

Këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, zbërtheu programin ekonomik të Belind Këlliçit për Tiranën. 

Teliti tha se taksat për biznesin në Tiranë do të ulen. 

Ai tha se formula që ndoqi Erion Veliaj i cili rriti taksat me 4 herë, nuk rriti të ardhurat në buxhetin e bashkisë. 

Kjo sipas tij ndikoi në rritjen e informalitetit, çka do të thotë se bizneset kanë paguar nën dorë taksidarët. 

Teliti iu referua edhe taksës së Veliajt për arsimin nga e cila janë mbledhur 42 mln euro, por investimet në arsim nuk janë rritur.  

"42 mln euro nuk kanë shkuar për investime në arsim, që ishte taksë shtesë. Ndërkohë që në arsim investohej edhe më parë. Ritmet e investimeve në arsim janë më të ulëta. Në vitin 2016, vit i plotë i qeverisjes së bashkisë nga Veliaj, 47% e shpenzimeve të bashkisë shkonin për personel, shpenzime operative, një pjesë për transferta bonuse qiraje, ndihma ekonomike dhe pjesa tjetër shpenzime kapitale. Çfarë bëri Veliaj? Nga 47% të shpenzimeve, shkoi në masën 64%. 2/3 e buxhetit shkojnë për shpenzime për paga, shpenzime operative për këta punonjës. Kemi një administratë të bashkisë, në krahasim me 2016, 3700 persona shtesë. Taksat do të ulen. Nga 2016 deri sot taksat janë rritur nga 2 deri në 4 herë. Të ardhurat në arkën e bashkisë janë rritur deri 2 herë në vitin më të mirë, është zgjeruar ineficenca. Është përmirësuar situata? Jo, situata është përkeqësuar. Institucionet ndërkombëtare thonë se në Tiranë është 33% informalitet. Në 100 aktorë që ka tregu, 38-39 nuk ekzistojnë për strukturat shtetërore. Kemi rritje të informalitetit. Kur taksat rriten me 4 herë, mund të kishim një rritje të të ardhurave po në atë masë. Si zgjidhet kjo? Teoria dhe praktika ekonomike thotë ul barrën kur ke informalitet, ul taksat, që këto aktorë të tregut të mos shtyhen të paguajnë taksidarin, nuk paguajnë tek xhepi i bashkisë por tek xhepi. Për t'i shtyrë të tërë drejt formalizimit, ulim barrën, zgjerojmë bazën e tatueshme për të ruajtur një nivel të ardhurash. Informaliteti në Tiranë është aq i lartë sa sipas parashikimeve ulja e barrës do sjellë rritje të ardhurash", tha ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco