Neza: Posteri goditje e gjetur nga Këlliçi, korrupsioni po bën namin në Tiranë

18:21, 25/04/2023
A+ Aa A-

Sami Neza i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri TV me moderatoren, Sonila Meçon është shprehur se posteri i Këlliçit kundër korrupsionit në Tiranë ka bërë bujë të madhe.

Neza ka theksuar se njerëzit sot me këtë veprim kanë memorizuar në kokë arsyen se përse ka ardhur ky reagim i Këlliçit dhe problemet që po sjellë korrupsioni në Tiranë.

Është një gjest provokativ, që mendoj që është i gjetur për të dhënë mesazhin që njerëzit të kuptojnë më shumë. Përmes një provokimi të tillë që nuk është e përditshme por përdoret që ti thirret ndërgjeshmërinë e tyre, nëse bie puna për korrupsionin njerëzit duhet të bëjnë më shumë gjerë së kjo që bëri Belindi

Duhet të bëjmë edhe gjeste më radikale pasi janë bërë shkolla me 7-fishin e çmimit, zhurma që është bërë këtë pasdite më këtë poster mendoj se është një pjesë e agresivitetit të fushatës së Këlliçit ne raport me gjithë atë fushatë të superfinancuar të Veliajt.

Belindi po ecën përpara me mesazhe të forta që drejtohen pikërisht për ato çështje që janë shumë ët rëndësishme për qytetarët dhe ka lënë Veliajn të kritikojë mesazhet e tijë.

Është një spot i cili do të shkaktonte dhe po shkakton zhurmë dhe po arrin të memorizojë te njerëzit arsyen se përse a ardhur ky spot pasi korrupsioni në Tiranë është shumë i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco