SYRI TV/ Fshati Suk2 i lënë në harresë prej vitesh, banorët: Po ikin njerëzit nga mungesa e investimeve

15:14, 25/04/2023
A+ Aa A-

Dhjetra familje ne fshatin Suk2 prej kohësh ankohen se po përballen me problem të shumta. Ata thonës se për shkak të mungesës së infrastruktër shumë prej të rinjve po largohen nga vendi. Banorët thonë se kandidatët për kryebashkiakë e deputetë u kishin premtuar për të rehabilituar infrastrukturën, por pas zgjedhjeve nuk duken më në fshat.

SYRI TV

40 familje të lagjes Verion në fshatin Suk2 të Bashkisë Roskovecit vuajnë prej shumë vitesh mungesën e kanalizimit për ujrat e zeza dhe të mbetjeve të gjedhëve nga stallat drejt kolektorit kryesor që ka një gjatësi afro 200 metra.

Mbetjet përshkojnë rrugët pranë banesave duke çliruar aromën shumë të rëndë. Gjate dimrit banorët e fëmijët nuk kalojnë dot për të dalë në rrugën kryesore.

Edhe pse janë ankuar disa herë në Bashkinë e Roskovecit askush nuk ka marr asnjë veprim për përmirësimin e situatës.

Banorët thonë se deputetë e kandidatë për kyebashkiakë vijnë e premtojnë se do përmirësojnë situatën, por ajo mbetet e njëjtë sapo mbarojnë votimet.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco