‘Igli Cara bashkoi opozitën’/ Duka: Ka personalitetin, pjekurinë e ndershmërinë që i duhen qytetit

‘Igli Cara bashkoi opozitën’/ Duka: Ka personalitetin, pjekurinë e ndershmërinë që i duhen qytetit

12:14, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi kandidatin e opozitës në Durrës, Igli Carën, duke u shprehur ndër të tjera se e vlerëson si një kandidaturë që ka peshë elektorale në qytet.

Në një intervistë për “Panorama”, Duka theksoi është i sigurt se opozita më 14 maj do të ndryshojë ekuilibrat politikë në mënyrë të veçantë në tri qytetet e mëdha, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Duka: Siç mund ta keni ndjekur, unë bashkë me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste kemi mbështetur Igli Carën qysh në momentet e para të daljes së tij si kandidat, pra, shumë kohë përpara se sondazhet t’i jepnin atij atë peshë që unë di që ka tek elektorati i Durrësit.

Tani që na ndajnë pak javë nga dita e zgjedhjeve, jemi edhe më të bindur për suksesin e Carës sepse me urtësi arriti të thurë një rrjet marrëdhëniesh me gjithë faktorët opozitarë të Durrësit, duke pasur parasysh klimën brenda opozitës, kjo është një vepër jo e vogël, tregues e një politikani që di të ndërtojë ura bashkëpunimi të dobishme për ta drejtuar Durrësin jashtë stanjacionit, në të cilin ndodhet.

Ka personalitetin, pjekurinë dhe ndershmërinë që i duhen qytetit për të çelur një kapitull të ri pas 23 vitesh përqendrimi të pushtetit në fare pak duar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco