Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

SYRI TV/ Berisha denoncon Ymer Bazen: Mafia e Ramës shkretoi jugun

09:18, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar këtë fillim javë se si deputetë të Edi Ramës në bashkëpunim me mafien u janë vërsulur qyteteve për plaçkitur pronën publike. Berisha ka denoncuar me emra kandidatët e Partisë Socialiste, që janë emëruar nga Edi Rama, prej të cilëve me rekorde kriminale e me familjarë të dënuar, që sipas liderit të opozitës kanë për qëllim realizimin e planit mafioz të kreut të qeverisë që ka rrënuar e gllabëruar pronat e qytetarëve

SYRI TV

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi këtë fillimjave mënyrën se si zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë vërsulur që të marrin pronat publike në qytetin e Sarandës.

Në daljen për mediat, Berisha akuzoi ish-deputetin Alket Hyseni se ka marrë përsipër që të zhvarrosë dhe të vdekurit për të ndërtuar pallate.

Berisha bëri me dije fakte se si PS ka emëruar në Delvinë një kandidat, që i ka familjarët me të shkuar kriminale si dhe abuzimet me pronat në Konispol.

Lideri demokrat denoncoi edhe vjedhjet e bëra nga përfaqësuesit e PS në Tepelenë, Memaliaj dhe Përmet.

Nga selia blu, Berisha solli në vëmendje edhe shkeljet e bëra nga mazhoranca në bashki të tjera në jug të vendit.

Sali Berisha e konsideroi turin elektoral në jug të vendit, ku prezantoi kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ si më të suksesshmin që ai ka pasur ndonjëherë si dhe vlerësoi të gjithë kandidatët e opozitës si fryma e ndryshimit dhe fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco