Gurra: Rilindja Urbane një kapsulë korrupsioni, në Rrogozhinë dhe Peqin ka pllaka por s'ka këmbë njeriu

Gurra: Rilindja Urbane një kapsulë korrupsioni, në Rrogozhinë dhe Peqin ka pllaka por s'ka këmbë njeriu

08:16, 25/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra thotë se Rilindja Urbane nuk ka funksionuar në të gjitha qytetet.

I ftuar në "Drejt" ai referoi si raste dështimi Peqinin dhe Rrogozhinën.

Gurra: Rilindja Urbane është një kapsulë korrupsioni. Rrugët e fshatrave që lidhin zonën rurale me zonën urbane për shkëmbimin e shpejtë të të mirave ka shërbyer pozitivisht. Por Gjirokastra ka qenë qytet i urbanizuar, Vlora po ashtu. Tepelena është një nga qytetet që është transformuar realisht. Kjo ka funksinuar edhe nëse ka qenë kapsulë korrupsioni. Në Rrogozhinë dhe Peqin i kanë zonat rurale që duhet të kishin bërë investime në bujqësi. Janë të braktisura.Shkoni në çdo orë të ditës në këto qytete vetëm pllaka ka qyteti dhe nuk ka këmbë njeriu. Nuk ka njerëz në ara, njerëz që punojnë tokën. 600 mln euro mund të ishin destinuar për të rritur ekonominë dhe për t'u shërbyer qytetarëve më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco