Deklarata e Ramës për bashkitë që votojnë opozitën, Kikia: Gafë e rëndë, KQZ duhet të ndërhynte

22:33, 24/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Mentori Kikia i ftuar sonte në Çim Peka Live, në Syri Tv, komentoi deklaratën e Edi Ramës i cili dy ditë më parë, nga Kamza, kërcënoi votuesit, duke u shprehur se pas 14 majit nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që do të votojnë kandidatët e opozitës. Kikia u shreh se kjo është një gafë shumë e rëndë për një kryeministër, e cila, në një vend me standarte demokracie dhe qytetarie, do ta penalizonte në mënyrë absolute në zgjedhje.  

Nuk është vetëm një kandidat por simbolika e opozitës, nuk e ka fjalën veç për bashkinë e Kamzës por në tërësi. Përtej retorikës dhe simbolikës politike për një kryeministër, ajo është një gafë shumë e rëndë dhe nuk po them, është gati gati në kufinjtë e të dënueshmes dhe unë mendoj se KQZ do të duhej të ndalej sepse është më rëndë se retorika dhe fjalët e dhunshme. 

Padyshim që kjo mbjell përçarje dhe nuk besoj se e ka patur seriozisht sepse në fund të fundit marëdhëniet mes pushteteve nuk janë të varur nga idividi, ato janë të rregulluara përmes ligjeve, përmes Kushtetutës dhe kryeminsitri edhe në qoftë socialisti i vetëm në pushtet është i detyruar të bashkëpunojë më gjithë kryetarët e bashkive sepse, nesër mund të çmendet një njeri që vjen në pushtet dhe thotë ‘ unë jam një njeri i besimit mysliman dhe nuk bashkëpunoj me bashkitë me shumicë katolike’.

Parë në këtë këndvështrim, unë mendoj që ajo është një metaforë politike, por është një metaforë politike absolutisht shumë e rëndë dhe nëse do ishim në një vend me standarte demokracie dhe qytetarie, kjo do ta penalizonte në mënyrë absolute. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco