Arjan Hoxha fton Xhelal Mziun: Bëhu pjesë e fitores së madhe të 14 majit!

22:04, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha fton demokratët t'i bashkohet, siç tha ai, ekipit fitues të demokratëve në 14 maj.

Çim Peka Live, në Syri Tv, Hoxha tha se Mziu ka një borxh moral dhe politik ndaj qytetarëve të Kamzës të cilët e mbështetën për 3 mandate në krye të bashkisë. 

"Nuk kam asnjë hije dyshimi në fitoren time, thjesht dua të maksimalizoj fitoren dhe nuk dua të zbres nën rezultatin e 2021. Arsyeja pse jam përfshirë në politikë ishin primaret. Unë kam mbaruar drejtësi dhe në vitet 2003-2004 kam qenë ndër studentët që kemi kërkuar implementimin e primareve te partitë politikë. Unë udhëhiqem nga parimet dhe ky është parimi më demokratik. Vota është ajo që diferencon dhe matësi më i drejtë në demokraci. Nuk besoj te forca e individit sepse votën në 14 maj e kam të barabartë si unë, si Xhelali dhe si Rakipi. Struktura e PD në masën 99% është e bashkuar jo rreth meje, por parimeve. E përgëzoj zotin Dogjani jo vetëm sot, por qëndrimin që ka mbajtur nga momenti që ka filluar fushata elektorale. Ndërsa zoti Mziu është një njeri që e kemi mbështetur dhe suportuar unë dhe e gjithë anëtarësia dhe qytetarët, duke e votuar mbështetur dhe ka një borxh moral, politik, shoqëror të afrohet një orë e më parë dhe të japë kontributin e tij dhe të bëhet pjesë e fitores tonë të madhe të datës 14 Maj", u shpreh Hoxha.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco