Hoxha: Kamza ka potencial të jashtëzakonshëm, është qyteti i vetëm në Shqipëri pa unazë

21:41, 24/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ishte i ftuar kandidati i Bashkisë së Kamzës për opozitën, Arjan Hoxha.

Hoxha është shprehur se Suli nderon rrugë elektorale dhe janë jashtë çdo standardi dhe rregulli.

"Kamza është porta hyrëse e gjithë veriut për metropolin e vendit Tiranën. Në të ardhmen shfryrja e ndërtimeve do të vijë drejt Kamzës.

Dua të them se Kamza është një qytet i vdekur nga ana ekonomike sepse 50% bizneseve më të mëdha ndodhen në aksin Tiranë-Durrës. Kamza ngjitur me të dhe dy korridoret ekonomike kufizohen me këtë qytet, e gjitha kjo ndodh në mungesë të korridoreve që të ndërtohen me qëllim rritjen e biznesit dhe zhvillimin e poleve të biznesit.

Para se të ndërmarr hapat jam konsultuar me të gjithë grupet e biznesit. Para një muaj është zhvilluar një takim nga profesionistët e lirë ku pjesë e asaj tryeze isha dhe unë por ishte i ftuar edhe kryetari në ikje i bashkisë Kamzës, Rakip Suli. Në këtë takim është diskutuar për të ardhmen se si do të zhvillohet qyteti në të ardhmen me moton “Kamza 2050”.

Një biznes i fuqishëm që zhvillohet në aksin kryesor nuk ka përse ta marrë magazinën e tij në Durrës ose Shijak por ta marrë në Kamzës kjo nëpërmjet krijimit të këtyre korridoreve. Është i vetmi qytet në Shqipëri që nuk ka një unazë, pasi është një investim i rëndësishëm duke eliminuar trafikun që krijohet në qytet. Kamza ka nevojë për hapësira publike, nuk ka vende ku familjet të relaksohen dhe të kalojnë një kohë të lirë. Ky qytet i cili është i parcelizuar shumë mirë me një ndërhyrje të vogël mund të bëhet nja qytet i jashtëzakonshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco