VIDEO/ Arjan Hoxha: Rakip Suli e ka përfunduar shkollën e mesme 32 vjeç

21:26, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kamzës, ka denoncuar një fakt të çuditshëm.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha ka treguar një rast, se si Rakip Suli si kryebashkiak i Kamzës, ka dëshmpërblyer nga përmbytjet një familje që ishte në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa atë që ishte në katin e parë nuk e ka dëshmpërblyer.

Hoxha ka treguar gjithashtu se, Rakip Suli e ka përfunduar shkollën e mesme në moshën 32 vjeçare.

'Nga përmbytjet, është dëmshpërblyer një banesë në Valias në katin e 2-të nga përmbytjet e Sulit. Ndërsa ajo e katit të parë që ishte familje demokrate, nuk ka marrë shpërblim. Edhe për ironi të fatit banesa ishte edhe me soletë.

Unë e kam denoncuar në rrjetet sociale. Sipas Rakipit, përmbytja ka mbërritur në katin e 2-të, por nuk ka përmbytur katin e parë. Aty është për rekord gines.

Sinqerisht është një kryebashkiak për gines. Unë prandaj e ftoj në fushatë, sepse sa më shumë të dale në fushatë, bën fushatë për mua jo për vete.

Një kryebashkiak që përfundon arsimin e mesëm në moshën 32-vjeçare', tha kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco