Hoxha: Intelektualët e majtë më janë bashkuar në fushatë, Suli i ka zëvendësuar me patronazhistë

21:22, 24/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ishte i ftuar kandidati i Bashkisë së Kamzës për opozitën, Arjan Hoxha.

Hoxha është shprehur se Suli nderon rrugë elektorale dhe janë jashtë çdo standardi dhe rregulli.

"Sa i përket qeverisjes vendore në Kamëz, ndryshimet janë në versionin 3D sepse realiteti është krejt i ndryshëm. Prandaj unë e ftoj që të vjer në debat, pasi ai është një kandidat i cili nuk ka nxitur njerëzit të votojnë pasi 6% të votave ka marrë.

Sot ndërtohen rrugë elektorale, vetëm hidhet zhavorr dhe është jashtë çdo normale dhe rregulli të ndërtimit të rrugëve. Këto investime bëhen vetëm kur ne i denoncojmë të nesërmen i ke duke shtruar rrugët.

Kamza ka drejtues shumë të mirë intelektual por ai ka zgjedhur që në drejtoritë e bashkisë të punësohen njerëz të ardhur nga jashtë qytetit dhe këtë e di i gjithë qyteti.

Nuk mund të ju merret pushteti qytetarëve të Kamzës as me 2-3 biznesmen që bën qoka më to dhe as me drejtues të pushtetit vendor që i përdor për arsye politike dhe elektorale. Askujt nuk mund t’i bëhet presion dhe as ti tjetërsohet vullneti me 14 maj në Kamëz.

Një shkollë të kushtojë 7.5 ,milionë euro askund ë vend në botë nuk ndodh vetëm Rakip Suli mund të ndërtojë me ato parametra.

Nëse do të kishte intelektual nga e majta do të na nxirrte shumë punë, edhe ata pak të majtë intelektual që ishin në bashki i ka përzënë. Shumë nga këto intelektual më janë bashkuar mua me një qëllim kryesor jo se më duan mua por nuk meritojnë që të përfaqësohen nga Suli."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco