Arjan Hoxha: Rama është i detyruar të pranojë humbjen në Kamëz, Sulin e pres në debat publik

21:11, 24/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV ishte i ftuar kandidati i Bashkisë së Kamzës për opozitën, Arjan Hoxha.

Hoxha është shprehur se Rama po kërkon të intimidojë qytetarët por atë e detyron ligji që buxheti të jetë i plotë për bashkinë qashtu si është përcaktuar, kjo bëhet nga frika sepse e di që është humbës në Kamëz.

Unë jam doktor i shkencave juridike që e kam mbrojtur me mund dhe djersë, nuk ma ka dhuruar asnjë, jam pedagog, jam lektor në universitetin e drejtësisë. Si këto shpifje dhe etiketime i kam provuar me kohë dhe nuk kam asnjë impresion nga këto histori të vjetra.

Unë e kam ftuar dhe e ftoj kundërshtarin me 6 % të votave për të ballafaquar në një debat publik me Rakip Sulin.

Nëse ai do të vinte në debat do ti bënte nder të gjithë qytetarëve të Kamzës sepse duhet të vlerësojnë vizionet dhe projektet tona për të zhvilluar qytetarin dhe komunitetin.

Raportet me Ramën pasi të fitoj me Ramën është institucion dhe unë e respektoj atë institucion pavarësisht se kush ulet në zyrë. Kryeministri është i detyruar që të bëjë një shpërndarje të drejtë të buxhetit për të gjithë kryetarët e bashkisë pavarësisht se cili krah i përket. I garantoj qytetarëve këtë gjë, jemi fitues sepse ai në këto bashki ai po bën shantazh për të intimiduar qytetarët që të kthejë sa më shumë vota të mundet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco