Ervin Bushati kundër Ramës: Duhet të bashkëpunojë me të gjitha bashkitë pas 14 majit

21:02, 24/04/2023
A+ Aa A-

Zyrtari socialist Ervin Bushati shprehet kundër deklaratës së Edi Ramës i cili dy ditë më parë nga Kamza kërcënoi votuesit, duke u shprehur se pas 14 majit nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që do të votojnë kandidatët e opozitës. 

Çim Peka Live, Bushati tha se kryeministri duhet të bashkëpunojë me të gjitha bashkitë. 

Ai tha se PS nuk synon t'i fitojë 61 bashkitë që ka vendi. 

Ervin Bushati: Zgjedhjet organizohen nga ne, nga mazhoranca, nga shteti. 

Çim Peka: Institucionet zgjedhore janë të pavarura nga pushteti. 

Ervin Bushati: Ai që i organizon zgjedhjet është shteti. 

Çim Peka: Deklarata e Ramës është politike, është i dënuar të bashkëpunojë me çdo bashki?

Ervin Bushati: Unë mendoj që po. Pavarësisht rezultatit qeveria duhet të bashkëpunojë me të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Punët e mira duhen bërë kudo në Shqipëri. Ne nuk mendojmë që 61 bashkitë do të jenë të PS. Gabim, faji tmerr i PD ishte që nuk hyri, nuk ishte e sinqertë dhe e përkushtuar e votuesve të vet.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco