Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KAFE SHQETO/ Lushnja nën pushtetin e varfërisë dhe zotimi madhor i kandidatit Eduard Sharka

12:25, 24/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë Lushnjë, Eduard Sharka, ka shpalosur programin e tij ambicioz për ti dhënë këtij qyteti të ardhmen që i takon.

Sharka u shpreh optimist për mbështetjen e madhe nga qytetarët edhe pse nuk e shprehin dot lirshëm pasi pushteti e ka bërë të pamundur që njerëzit të dalin hapur për bindjen e tyre politike.

Gjatë intervistës, Sharka ka shpalosur programin dhe zotimin e tij madhor për bujqësinë dhe fermerët, duke ofruar mbështetje financiare dhe grante për serat, si dhe mbulimin e dëmeve në rast të fatkeqësive natyrore.

INTERVISTA:

Pyetje: Jemi shumë pranë zgjedhjeve lokale. Cila është ndjesia që u shoqëron gjatë këtyre ditëve të fushatës?

Sharka: Është një fushatë intensive dhe ndjesia është e mrekullueshme. Unë dalloj në sytë e njerëzve një nevojë për ndryshim dhe kjo ndjesi e ndërthurur me mungesën e lirisë për të shprehur hapur atë mbështetje kur të shikojnë dhe të bëjnë me shenja miratimi dhe mbështetje që të mos kuptohen nga të tjerët pasi jetojmë në një kohë që është e pamundur që njerëzit janë në punë dhe kanë interesa për të mbajtur familjen dhe të dalin hapur me bindjen e tyre politike apo për pëlqimin e kandidaturës por megjithatë edhe në këto kushte të jep një besim dhe një motivim të jashtëzakonshëm pasi duket shpresa në sytë e tyre, miratimi dhe mbështetja.

Pyetje: Të vazhdojmë me kundërshtarin tuaj politik. A është historia që ndodh me çdo kundërshtar të opozitës veçanërisht ata që i kanë fituar postet qyl në zgjedhjet e fundit, nuk janë duke bërë fushatë, a ju shqetëson se mos ndoshta janë duke bërë diçka tjetër për shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve?

Sharka: Po jam shumë i shqetësuar sepse ata nuk kanë çfarë të bëjnë fushatë publikisht sepse nuk kanë bilance dhe nuk kanë çfarë tu thonë njerëzve sepse në Lushnje kanë katër mandate dhe kjo zonja që kam unë përball në Lushnjë, këto katër mandate ka qënë në zyrat e bashkisë. E ka nisur si sekretare duke hyrë në bashki kur e kishin demokratët me lidhje nepotike dhe duke u ngjitur si kërmilli shefe kabineti nën/kryetare dhe tani është kryetare dhe nuk ka çfarë tu thotë qytetarëve për historikun e bashkisë. Ajo mbrapa sado mbrapa ta kthesh kokën, më shumë se 16 vite nuk shkon shikimi dhe ato 16 vite gjendet po ajo dhe kryetarët që ajo ka pasur.

Përveç se të thotë gjëra që nuk mund ti bëjnë sepse nuk është e lirë ti bëjë se është e emëruar nga Taulant Balla dhe të tjerë, ndërkohë po mundohen që atë që nuk bëjnë dot të ballafaqohen, ne ua kemi kërkuar ballafaqimin e programeve dhe argumentave, dalin dhe u bëjnë presion nëpunonjësve, duke bërë rrugë, duke shpërdorurar fondet e bashkisë, duke bërë marrëveshje duke bërë gjëra të paligjshme sepse e ndjejnë edhe ata atë reagimin e njerëzve të cilëve u ka sosur durimi dhe do mundohen me çdo kusht ta mbajnë atë pushtet dhe karrige me mënyra të tjera.

Pyetje: Keni shpalosur programin tuaj ku rendësi të veçantë u keni kushtuar fermerëve. Cila është gjendja e tyre dhe pse kërkojnë kujdes më të shtuar fermerët?

Sharka: Gjendja e fermerëve në të gjithë Shqipërinë është e vështirë pasi ata janë duke e braktisur bujqësinë por fatmirësisht ligji për vetëqeverisjen vendore dhe karta autonomisë evropiane i ka dhënë disa kompetenca pushtetit vendor që disa nga ato kërkesë që i kemi artikuluar prej disa vitesh dhe ia kemi bërë kërkesë pushtetit qëndror, do kemi mundësi ti bëjmë në Bashkinë e Lushnjës. Është një pjesë e konsiderueshme që do ndikojë në ndryshimin e gjendjes së fermerëve në juridiksionin e Bashkisë Lushnjë por do jenë edhe një model nesër.

Do jetë bashkia e parë në Lushnjë që do organizojë skema vendore të granteve në mbështetje të fermerëve që do të jenë 10% e buxhetit të bashkisë është 1.3 milionë euro në vit që do të jenë skema të pastra për të afruar të rinjtë me bujqësinë.

Do të financojmë modele serash 3-5 dynym për të rinjtë që kërkojnë të rrijnë në bujqësi dhe këto do të jepen nga Bashkia Lushnjë. Është një shumë e konsiderueshme e llogaritur. 3 milionë euro ka dhënë kjo qeveri në të gjithë Shqipërinë, ku 1.4 milionë euro ne do ti japim vetëm nga buxheti i Bashkisë Lushnjë dhe do të punojmë fortë për të ofruar donacione që këto skema të mbështesim të gjithë fermerët në Lushnjë.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që do të bëjmë është se në rast se do të ketë dëme në bujqësi nga fatkeqësi natyrore të nesërmen do të shkojnë specialistët e bashkisë dhe do të vlerësojnë dëmet dhe deri në 8% e buxhetit të bashkisë e mbulon bashkia dhe në rast se dëmet i kalojnë 8% të dëmeve ne do të dimë si tja marrim qeverisë atë që e jep ligji.

Ligji na mbron sepse na mbron dhe kushtetuta dhe karta ekonomisë vendore.

Për bujqësinë në programin tonë do jetë edhe certifikimi i produkteve bujqësore, sidomos i vajit të ullirit që sot është stok në shtëpitë e fermerëve. Menjëherë do të nisë projekti për origjinën certifikimit të këtij vaji dhe për nisjen e marketingut për eksport dhe shitjen e këtij produkti brenda vendit.  Është një produkt deficitar në treg dhe nuk shitet për shkak të analizave dhe certifikimit dhe këto kompetenca i ka bashkia për të qënë një negociator i mirë për ta mundësuar këtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco