SYRI TV/ 'Kandidatët e PS e kanë frikë përballjen', Berisha: Fundi i Edi Ramës, njëlloj si McGonigal

22:49, 23/04/2023
A+ Aa A-

14 maji do të jetë betejë mes pluralizmit dhe monizmit që ka instaluar Rama në Shqipëri. Kështu deklaroi nga Libohova, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ku prezantoi kandidatin e opozitës për ketë Bashki, Adil Xhelilin. Teksa kërkoi mbështetje me votë për kandidatët e primareve, Berisha akuzoi të zgjedhurit socialist se kanë frikë të përballen dhe fshihen pas Ramës.  Më herët, Berisha prezantoi edhe kandidatin e Bashkisë Dropull, Thanas Maneka ku i bëri thirrje  kryeministrit Rama të ndal kërcënimet ndaj zgjedhësve minoritar.

Syri tv

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi në Libohovë  kandidatin e koalicionit opozitar  ‘Bashkë Fitojmë”  për këtë bashki, Adil Xhelilin. Gjatë fjalës së tij  Berisha theksoi se 14 maji do të jetë betejë për jetë e vdekje midis pluralizmit dhe pushtetit të përqendruar në duart e Edi Ramës. Kryedemokrati shtoi se në 15 maj do të nis fundi  shpejtë i kreut të qeverisë

Nga Libohova, lideri i opozitës Sali Berisha bëri thirrje që të votohen kandidatët e dalë nga primaret demokrate, teksa hoqi vija paralele mes  përfaqësuesve të opozitës për qytetarë të parë, dhe rivalëve të tyre politik nga kampi socialist.

E teksa u ndal tek Kumbaro, Berisha bëri disa  akuza të drejtpërdrejta nga Libohova për ish ministren e Kulturës, të cilën sipas tij e përfaqëson sot kandidati socialist.

Një koment Berisha kishte edhe për fushatën e Edi Ramës me mbjellje pemësh, si dhe gjuhën e përdorur nga kundërshtarët politikë.

Më herët kreu i PD Sali Berisha prezantoi në Dropull kandidatin e opozitës Thanes Maneka, ku  theksoi se sirenat e ndryshimit ndihen më shumë se në çdo vend tjetër në Dropull e tek minoritetet.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama të mos kërcënojë zgjedhësit minoritet, ndërsa theksoi se monizmi i Ramës do të ketë fundin si çdo qeverisje moniste në Shqipëri.

Lideri demokrat theksoi se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit në Dropull e mbarë Shqipërinë, ku pushteti vendor do u kthehet qytetarëve e bashkë me të edhe transparenca e llogaridhënia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco